Enciklopedike

Përse i harrojmë gjërat?

Janë propozuar shpjegime të shumta. Ne mund të harrojmë, sepse nuk e kemi ruajtur në mënyrë efektive kujtesën, që në krye të herës. Është gjithashtu e mundur që kujtimet të shkatërrohen me kalimin e kohës – për shkak se nuk janë rivizituar, gjurma e tyre biologjike ‘bëhet e dobët’. Një tjetër teori sugjeron që kujtimet e reja mund të përplasen me ato më të vjetra. Ose kujtimet janë koduar dhe ruajtur, por ka një problem me rikthimin e tyre. Shkencëtarët nganjëherë i referohen edhe ‘të harruarit të motivuar’, që përfshin harrimin e një kujtimi të padëshiruar, si për shembull një traumë. Kjo është paksa e diskutueshme, pasi ka edhe dëshmi se ngjarje të tilla të padëshiruara mund të jenë veçanërisht të vështira për t’u harruar. Natyrisht, harresa nuk është gjithmonë një gjë e keqe! Do të harxhonim burime konjitive, nëse do të kujtonim çdo hollësi të botës rreth nesh. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button