Enciklopedike

Përse koha kalon kaq shpejt?

Përse e masim mbi të gjitha në bazë të ngjarjeve të paharrueshme të jetës sonë/ Me rritjen e moshës, zvogëlohet numri i “herëve të para” (për shembull dita e parë e shkollës, puthja e parë, pushimet e para me të fejuarin/ën) dhe përvojat e reja bëhen më pak të shpeshta. Kështu, ditët e muajt kalojnë pa lënë shenjë. Për shembull, për një fëmijë, momenti i dhuratave të Krishtlindjeve duket sikur nuk do të vijë asnjëherë, ndërkohë që një të rrituri ngjarje të ndryshme mund t’i duken të gjitha njësoj, për këtë arsye edhe i ngatërrohen në kujtesë. Psikologu Majlëll Uallah i MIT ka vënë në dukje se, kur u kërkohet që të përshkruajnë kalimin e kohës me një metaforë, të rinjtë përdorin imazhe statikë (një oqean i palëvizshëm), ndërkohë që më të rriturit zgjedhin imazhe në lëvizje të shpejtë (“një tren në lëvizje”).

Në Universitetin Ludvid Maksimilian të Mynihut, me një studim mbi 499 persona mes moshave 14 dhe 94 vjec, u vu re që me kalimin e moshës krijohet gjithnjë e më shumë përshtypja se dhjetë vitet e fundit të jetës kanë kaluar më shpejt. Kjo tendencë e arrin kulmin në moshën 50 vjec, më pas nuk rritet më. Kur bëhet fjalë për të vlerësuar intervale të shkurtër (sa shpejt ka kaluar ora e fundit, java apo muaji) nuk ka dallime mes moshave. Por mes moshës 20 dhe 59 vjec ndihet më shumë presioni i kohës, e cila duket sikur nuk mjafton asnjëherë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button