Enciklopedike

Përse mërzitemi? Një shpjegim nga shkenca

Screen Shot 2015-01-23 at 12.26.14 PM

Mërzia është një mesazh që dërgohet nga organizmi për të sinjalizuar se ajo që po bëjmë nuk është në një linjë me mënyrën tonë të të qënurit. Sipas studiuesve të Universitetit të Jorkut në Mbretërinë e Bashkuar, kjo lloj ndjesie buron prej dështimit të mekanizmave të vëmendjes: truri nuk është në gjendje që të marrë prej mendimeve dhe ndjesive ftesën për t’iu kushtuar një veprimtarie, por në të njëjtën kohë nuk arrin as të përqëndrohet tek stimujt e jashtëm, të cilat ndoshta do ta bënin organizmin të reagonte në mënyrë aktive.
Kënaqësia
Individi i mërzitur hyn kështu në një gjendje pritjeje pasive, i paaftë të nisë cfarëdolloj aktiviteti që do i shkaktonte kënaqësi. Zakonisht kohëshkurtër, mërzia mund të shndërrohet në një stil jetese që pengon të shprehesh më mirë. Duke mos gjetur stimuj në shkollë, në punë apo familje, i mërzituri i përhershëm mund të kërkojë ngushëllimin tek ushqimi apo drogërat, të cilat aktivizojnë proceset e gjetjes së menjëhershme të kënaqësisë.

bota.al

Leave a Reply

Back to top button