Your Life

Përse mirënjohja na bën më të mirë

screen-shot-2016-09-10-at-09-14-24Një fjalë më katër rrokje, por me fuqi të madhe që forcon lidhjet, nxjerr në pah prioritetet, fal mirëqenie dhe ka një avantazh më shumë ai që e përdor.

“Ju falem nderit!” – u tha Bad Spenser familjarëve të vet pak çaste para se të shuhej. Një lamtumirë e thjeshtë dhe po tejet e thellë, a thua se kjo fjalë ishte e jashtëzakonshme.

  • Më vjen keq ta pranoj, por e tillë është. Sot mirënjohja është një ndjenjë pothuaj e zhdukur, – thotë Nikoleta Supa, psikologe dhe psikoterapeute. – Konsumojmë gjithçka në nxitim e sipër dhe në vend që ta vlerësojmë atë që kemi, mendojmë për atë që ende na mungon. Nuk i japim vlerën e duhur asaj që na dhurohet”.

Për specialistët mirënjohja është një nga emocionet më vetëpërmbushëse të shpirtit. Le ta shpjegojmë arsyen dhe cilat mekanizma e aktivizojnë atë.

Një virtut i zemrës. Mirënjohja nuk është një ndjenjë luhatëse që çel me ndryshimin e humorit.

  • “Është një virtut i zemrës që nëse kultivohet nuk na braktis kurrë, – shpjegon Kristiana Mila, psikologe dhe psikoterapeute. – Të jesh mirënjohës është një shenjë e reflektimit të thellë dhe ndjeshmërisë, cilësi që lejojnë të njohim rëndësinë e asaj që është e dukshme si shëndeti, bukuria e natyrës dhe e ligjeve të saj, vetë jeta. Kush e ka këtë ndenjë mirënjohje e konsideron një privilegj qenien e tij në këtë botë, përpos vështirësive të çastit. Me pak fjalë nuk ka rëndësi ajo që ke apo jo. Një nga pikat kyçe të mirënjohjes është të dish vlerën e të tjerëve, – vazhdon specialistja. Dy vjet më parë, Mark Zukenbergu, themeluesi i facebook-ut, kur kuptoi se ishte mosmirënjohës ndaj jetës vendosi të shkruajë çdo ditë një mesazh për të falenderuar dikë. Kryesore është tu jemi mirënjohës prindërve, miqve, partnerëve dhe fëmijëve. Po ashtu edhe ndaj personave që nuk njohim me të cilët jemi të lidhur nga fije të padukshme”, – komenton Kristina Mila.

Një hap jo gjithmonë i lehtë. Për fat të keq ka nga ata që lodhen së falenderuari.

  • -“Disa kanë vështirësi për të shprehur për atë që provojnë, – thotë Nikoleta Supa. -Të tjerë shfaqin një ndjenjë keqkuptimi të autonomisë, druhen se të falenderosh dikë i bën të ndihen në borxh dhe e vendosin tjetrin në një pozicion pushteti. Përkundrazi raportet njerëzore duhet të jenë një shkëmbim i vazhdueshëm dhe reciprok. S’duhen mbajtur llogari për ndjenja “dhënie” dhe “të paturit” si në libër hesapesh”.

Një veprim pozitiv. Shfaqja e mirënjohjes sjell shumë përfitime.

-“E para ndër to është se të lejon të shohësh dhe vlerësosh gjithçka të mirë në jetë”, – thotë psikoterapeutja Kristina Mila. Sa herë keni thënë se kur të kem një ngritje në detyrë jeta do të më buzëqeshë. Është kurthi më i rëndomtë i trurit që na dënon me pakënaqësi të përjetshme. Të bësh karrierë është e drejtë, por të mendosh se ke një borxh me fatin sepse janë bërë sakrifica, shërben vetëm për tu ndjerë i frustruar dhe jo i lumtur. Një shembull pozitiv? Një “faleminderit” e shprehur nga zonja e akullt, Hilari Klinton, kur mori kandidimin nga demokratët, kishte një kuptim shumë më të gjerë. “Di që jeni dhe ky fakt më bën të lumtur! Së bashku do të bëjmë shumë gjëra”. Përfitimi tjetër që marrim nga mirënjohja është ripërjetimi i historisë sonë nga të tjerë sy. –“Dhe për të kuptuar se jeta nuk ka qenë një sekuencë episodike pakuptim, por një rrugë për të cilën duhet të jeni mirënjohës,- shton Nikoleta Supa, psikoterapeute. –Edhe nga përvojat negative mësojmë diçka”. Ka një bazë shkencore procesi i falenderimit. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Neuroimazh”, falenderimet stimulojnë prodhimin e endorfinës, substancë e mirëqënies që krijon varësi, ja pse instiktivisht rikrijojmë kushte që na kanë bërë të ndihemi mirë. Ndjenja e falenderimit forcon lidhjet me të tjerët. –“Mëkat që sot nënvlerësohet!” – përmbyll Nikoleta Supa. – “Kur bëhet fjalë për kolegë, miq apo për fqinj një falenderim mbetet një agregant i fuqishëm i marrëdhënieve njerëzore”.

Mbifuqitë e trurit.  

“Udhëtim në kohë”, është një libër mjaft polemik dhe social që zbulon sekretet e mendjes sonë.

Është laboratori i imagjinatës, busulla që na lejon të orientohemi në botë dhe pikë referimi i marrëdhënieve tona sociale. Truri i njeriut, nga një anë modifikohet në bazë të përvojave, nga ana tjetër është një organ i aftë të rimodelojë realitetin dhe jetën që jetojmë. Për të shpjeguar si ndodh kjo dhe për ta shfrytëzuar më mirë, neuroshkencëtari amerikan, David Eagleman botoi librin “Truri yt, historia jote” (Corbaccio). Një udhëtim ky mes miliarda qelizash dhe impulsesh elektrokimike në kërkim të vetes. Më poshtë janë tri etapa të idesë që po shtjellojmë.

1.Memoria
Kujtimet nuk janë fragmentet e një videoregjistrimi të kujdesshëm të së kaluarës. Kur themi në memorie ndodhet identiteti ynë (pa atë nuk do të kishim një perceptim të vetes sonë), në të vërtetë është një iluzion, pasi kemi një numër të kufizuar neuronesh dhe secili nga ata duhet të arkivojë një sasi gjithnjë e më të madhe të ngjarjeve. Kjo është arsyeja se pse me kalimin e kohës kujtimet bëhen gjithnjë e më të turbullta. Këtu duhet të kihen parasysh edhe emocionet dhe kujtimet e të tjerëve, për shembull, kur na tregohet një episod i ndodhur në vegjëli hap pas hapi do ta përmbledhim si kujtim dhe do ti shtojmë detaje. E kaluara jonë është një rikonstruktim subjektiv dhe i manipulueshëm, por është edhe ajo që na lejon të imagjinojmë të nesërmen dhe për të udhëtuar në kohë për të bërë zgjedhje.

Vendimet

Para një zgjedhjeje, qoftë më e rëndomta, shpërthen një luftë cerebrale. Në fillim prodhohen substanca kimike që përfshijnë zona të trurit larg njëra-tjetrës (si ato të shikimit, nuhatjes, shijes) që mund të na entuziasmojnë apo trishtojnë. Krijohen kështu fraksione në favor të njërës zgjedhje apo tjetrës. Për të marrë një vendim, mendja do të rikrijojë edhe ato pasojat që çdo lëvizje do të provokonte. Bëhet fjalë për simulime të bazuara në përvojat e kaluara dhe mbi opinionet e çastit. Në fund, prevalon një nga idetë dhe ne zgjedhim. Për shembull, kur hezitojmë mes një pice margarita dhe një katër stinët, në këtë moment hyn në punë dopamina (neurotrasmetues që mes shumë funksioneve dhuron edhe një ndjenjë kënaqësie) dhe nëse kemi zgjedhur mirë sasia e saj do të rritet. Në të kundërt, pakësohet dhe herën tjetër do të marrim një vendim të ndryshëm nga ky.

Marrëdhëniet

Njeriu është një kafshë sociale. E gjithë jeta jonë ndërtohet mbi marëdhënie të ndërlikuara. Falë trurit mund të deshifrojmë shprehjet e fytyrës së të tjerëve dhe të mund të shohim në gjendjen e tyre shpirtërore. Një fytyre të buzëqeshur i përgjigjemi me një buzëqeshje. Aftësia për të veshur lëkurën e tjetrit, pra të ndjejmë emocionet e të tjerëve është një nevojë edhe për trurin, pasi ai ka nevojë të krijojë marëdhënie me të tjerë, ndryshe, ashtu siç i ndodh të burgosurve në izolim, fillon dhe mpaket dhe prodhon mendime përsëritëse. Prandaj ndihemi mirë kur përfshihemi në një grup (familje, miq, kolegë) dhe nëse do të përjashtohemi do të provojmë dhimbje. Mekanizmi ynë nervor na shtyn të krijojmë një skuadër. Kjo është arsyeja që i lejoi mbijetesën qenies sonë. Bashkimi bën fuqinë! /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button