Your Life

Përse na ndodh që të zhgënjehemi, nga ata që më pak e presim?

Screen Shot 2016-04-14 at 13.07.03Një kërkim befasues ka zbuluar se kush na mbështet kur po kalojmë një vështirësi. Imagjinoni një studente që është duke vuajtur vdekjen e një anëtari të familjes përgjatë semestrit. E ngarkuar emocionalisht, ajo zbulon se notat po i bien. Ajo nuk është në gjendje ta përfundojë në kohë punën dhe ka frikë se do t’i duhet ta lërë shkollën. Vendos t’u kërkojë dy profesorëve ndihmë që t’ia shtyjnë provimet. Profesor Xhoni ka humbur një pjesëtar të familjes kur ka qenë në kolegj. Profesor Tejlor nuk e ka përjetuar këtë gjë.

Cili prisni ju ta ndihmojë studenten?

Nëse jeni si shumica e njerëzve, do të zgjidhni Xhonin, pasi ai ju duket më mirëkuptues. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se ky mendim nuk është i saktë. Sipas hulumtimit, ata që kanë përjetuar situata të vështira, priren të jenë gjykues më të ashpër për ata që nuk ia dalin dot në të njëjtat situata.

Është e vërtetë se nëse keni përjetuar një ngjarje do të solidarizoheni me ata që po kalojnë të njëjtën vështirësi, por mund të përgjigjeni ndryshe kur shihni se dikush nuk e kalon me sukses të njëjtën provë që ju e keni kaluar.

Sipas Rachel Rutton dhe kolegëve, kur shihni dikë që dështon në diçka që ju ia keni dalë, kjo mund të bëjë që ta shihni atë me sy negativ dhe të presupozoni se është i paaftë përderisa ju mund ta bënit. Kjo ndodh për dy arsye:

së pari, kur mendoni për eksperiencën tuaj, nuk kujtoni sesa e vështirë ishte për nga aspekti emocional;

së dyti, ju e dini se ishit në gjendje t’ia hidhnit, duke e bërë të duket më e menaxhueshme. Ndaj kur dikush po përpiqet, mendoni me vete se ju ia dolët, pse mos t’ia dalë dhe tjetri?

Në një seri studimesh, Rutton dhe kolegët treguan se ata që kishin kaluar me sukses një sfidë ishin më pak solidarë me dikë që nuk ia dilte dhe përgjithësisht e vlerësonin personin më negativisht.

Nëpërmjet testeve të ndryshme, shkencëtarët i vunë njerëzit përballë një eksperience dhe i kërkuan vlerësime përpara dhe pas kryerjes së saj. Ata që e kishin kryer me sukses, nuk u solidarizuan me atë që thuhej se nuk ia kishte dalë.

Në një studim, studentëve iu kërkua të vlerësonin një pjesëmarrës në një test inteligjence, i cili e la atë përgjysmë, për shkak se nuk ndihej mirë. Kërkuesit i pyetën studentët përpara, gjatë kohës që ata po bënin testin dhe më pas, në të tria rastet, pati këndvështrime të ndryshme për personin që nuk ia doli.

Ata që nuk e kishin kryer testin ose që ishin në plotësim e sipër, u shfaqën më mirëkuptues, sesa ata që e kishin përfunduar vetë pa problem.

Në një studim të tretë, hulumtuesit pyetën të rritur në disa faza të papunësisë – ata që ishin aktualisht pa punë, ata që kishin qenë pa punë dhe ata që kishin punuar gjithnjë. Pjesëmarrësve iu lexua një histori për një burrë që aplikonte vazhdimisht për punë, por nuk e gjente një të tillë. Kur atij iu ofrua një punë si shitës droge nga një mik, ai e pranoi dhe e la kërkimin për një punë të ligjshme.

Pjesëmarrësit e studimit që kishin përjetuar pasiguritë e tyre për punë, kishin më tepër gjasa të vlerësonin negativisht personin në fjalë. Ndërsa ata që ishin aktualisht pa punë dhe ata që nuk e kishin provuar kurrë papunësinë, ndienin më keqardhje për të.

Studimet japin një analizë të brendshme për hendekun e solidarizimit mes atyre që po kalojnë një eksperiencë dhe atyre që e kanë përjetuar atë tashmë.

Studime të mëparshme treguan se njerëz që e kanë hasur diçka, kanë një vlerësim më të kuptueshëm për të, sesa ata që e shohin nga larg. Por ky studim tregon se gjërat mund të jenë më të ndërlikuara se aq.

Të ndiesh dhembjen e dikujt dhe ta dish se çfarë është dhembja, janë dy gjëra të ndryshme.

Studimet tregojnë se sido që të jetë puna, kur hidhni pas krahëve diçka, me sado probleme qoftë kjo, në të ardhmen do ta kujtoni me më shumë lehtësi sesa atëherë. Pra, ka më shumë gjasa që ta shihni veten si dikush që ka qenë i suksesshëm dhe jo si dikush që ka dështuar.

Sipas autorëve, kjo ndodh për shkak se sapo kalojmë diçka, humbim perspektivën se si është të kesh vështirësi dhe të dështosh. Por mund të jetë gjithashtu e mundshme, për shkak se ata që nuk e kalojnë një vështirësi, mbeten në këtë fazë dhe vazhdimisht e nënvijëzojnë këtë.

Shumë kërkime tregojnë se ne e nënvlerësojmë sistemin tonë imunitar psikologjik dhe se e kemi më të vështirë të përballojmë fatkeqësitë e së ardhmes nga sa mund të jetë e vështirë në të vërtetë.

Kështu mund të mendojmë se do të dështojmë në diçka, edhe nëse e kemi tejkaluar tashmë. Ata që nuk e kanë përjetuar situatën ose që po e përjetojnë, mund të mendojnë gabimisht që ju do të kishit dështuar.

Një tjetër mundësi është se ata që kanë luftuar dhe fituar i shohin ata që nuk ia dalin si të ndryshëm nga vetja. Kështu, mësuam se rruga e solidarizimit dhe shtrirjes së krahut ndaj dikujt, është një mekanizëm psikologjik më i ndërlikuar nga sa mund të mendohet.

1 D.

*Burimi: Psychology Today

 

Një kërkim befasues ka zbuluar se kush na mbështet kur po kalojmë një vështirësi. Imagjinoni një studente që është duke vuajtur vdekjen e një anëtari të familjes përgjatë semestrit. E ngarkuar emocionalisht, ajo zbulon se notat po i bien. Ajo nuk është në gjendje ta përfundojë në kohë punën dhe ka frikë se do t’i duhet ta lërë shkollën. Vendos t’u kërkojë dy profesorëve ndihmë që t’ia shtyjnë provimet. Profesor Xhoni ka humbur një pjesëtar të familjes kur ka qenë në kolegj. Profesor Tejlor nuk e ka përjetuar këtë gjë.

Cili prisni ju ta ndihmojë studenten?

Nëse jeni si shumica e njerëzve, do të zgjidhni Xhonin, pasi ai ju duket më mirëkuptues. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se ky mendim nuk është i saktë. Sipas hulumtimit, ata që kanë përjetuar situata të vështira, priren të jenë gjykues më të ashpër për ata që nuk ia dalin dot në të njëjtat situata.

Është e vërtetë se nëse keni përjetuar një ngjarje do të solidarizoheni me ata që po kalojnë të njëjtën vështirësi, por mund të përgjigjeni ndryshe kur shihni se dikush nuk e kalon me sukses të njëjtën provë që ju e keni kaluar.

Sipas Rachel Rutton dhe kolegëve, kur shihni dikë që dështon në diçka që ju ia keni dalë, kjo mund të bëjë që ta shihni atë me sy negativ dhe të presupozoni se është i paaftë përderisa ju mund ta bënit. Kjo ndodh për dy arsye:

së pari, kur mendoni për eksperiencën tuaj, nuk kujtoni sesa e vështirë ishte për nga aspekti emocional;

së dyti, ju e dini se ishit në gjendje t’ia hidhnit, duke e bërë të duket më e menaxhueshme. Ndaj kur dikush po përpiqet, mendoni me vete se ju ia dolët, pse mos t’ia dalë dhe tjetri?

Në një seri studimesh, Rutton dhe kolegët treguan se ata që kishin kaluar me sukses një sfidë ishin më pak solidarë me dikë që nuk ia dilte dhe përgjithësisht e vlerësonin personin më negativisht.

Nëpërmjet testeve të ndryshme, shkencëtarët i vunë njerëzit përballë një eksperience dhe i kërkuan vlerësime përpara dhe pas kryerjes së saj. Ata që e kishin kryer me sukses, nuk u solidarizuan me atë që thuhej se nuk ia kishte dalë.

Në një studim, studentëve iu kërkua të vlerësonin një pjesëmarrës në një test inteligjence, i cili e la atë përgjysmë, për shkak se nuk ndihej mirë. Kërkuesit i pyetën studentët përpara, gjatë kohës që ata po bënin testin dhe më pas, në të tria rastet, pati këndvështrime të ndryshme për personin që nuk ia doli.

Ata që nuk e kishin kryer testin ose që ishin në plotësim e sipër, u shfaqën më mirëkuptues, sesa ata që e kishin përfunduar vetë pa problem.

Në një studim të tretë, hulumtuesit pyetën të rritur në disa faza të papunësisë – ata që ishin aktualisht pa punë, ata që kishin qenë pa punë dhe ata që kishin punuar gjithnjë. Pjesëmarrësve iu lexua një histori për një burrë që aplikonte vazhdimisht për punë, por nuk e gjente një të tillë. Kur atij iu ofrua një punë si shitës droge nga një mik, ai e pranoi dhe e la kërkimin për një punë të ligjshme.

Pjesëmarrësit e studimit që kishin përjetuar pasiguritë e tyre për punë, kishin më tepër gjasa të vlerësonin negativisht personin në fjalë. Ndërsa ata që ishin aktualisht pa punë dhe ata që nuk e kishin provuar kurrë papunësinë, ndienin më keqardhje për të.

Studimet japin një analizë të brendshme për hendekun e solidarizimit mes atyre që po kalojnë një eksperiencë dhe atyre që e kanë përjetuar atë tashmë.

Studime të mëparshme treguan se njerëz që e kanë hasur diçka, kanë një vlerësim më të kuptueshëm për të, sesa ata që e shohin nga larg. Por ky studim tregon se gjërat mund të jenë më të ndërlikuara se aq.

Të ndiesh dhembjen e dikujt dhe ta dish se çfarë është dhembja, janë dy gjëra të ndryshme.

Studimet tregojnë se sido që të jetë puna, kur hidhni pas krahëve diçka, me sado probleme qoftë kjo, në të ardhmen do ta kujtoni me më shumë lehtësi sesa atëherë. Pra, ka më shumë gjasa që ta shihni veten si dikush që ka qenë i suksesshëm dhe jo si dikush që ka dështuar.

Sipas autorëve, kjo ndodh për shkak se sapo kalojmë diçka, humbim perspektivën se si është të kesh vështirësi dhe të dështosh. Por mund të jetë gjithashtu e mundshme, për shkak se ata që nuk e kalojnë një vështirësi, mbeten në këtë fazë dhe vazhdimisht e nënvijëzojnë këtë.

Shumë kërkime tregojnë se ne e nënvlerësojmë sistemin tonë imunitar psikologjik dhe se e kemi më të vështirë të përballojmë fatkeqësitë e së ardhmes nga sa mund të jetë e vështirë në të vërtetë.

Kështu mund të mendojmë se do të dështojmë në diçka, edhe nëse e kemi tejkaluar tashmë. Ata që nuk e kanë përjetuar situatën ose që po e përjetojnë, mund të mendojnë gabimisht që ju do të kishit dështuar.

Një tjetër mundësi është se ata që kanë luftuar dhe fituar i shohin ata që nuk ia dalin si të ndryshëm nga vetja. Kështu, mësuam se rruga e solidarizimit dhe shtrirjes së krahut ndaj dikujt, është një mekanizëm psikologjik më i ndërlikuar nga sa mund të mendohet.

*Burimi: Psychology Today / Shqip

Leave a Reply

Back to top button