Bota

Përse një prej pilotëve kishte mbetur jashtë kabinës?

Dera e mbyllur, më pas përpjekja për të hapur me forcë: ndërkohë që avioni rrëzohej, njëri prej pilotëve kishte mbetur jashtë kabinës dhe tjetri ishte i vetëm në komandë. Sëmundje, apo terrorizëm?

Screen Shot 2015-03-26 at 10.36.21Kishte mbetur jashtë kabinës në momentin kur avioni ka filluar të bjerë një prej dy pilotëve të Airbus A320 i Germanwings, që u përplas të martën në alpet francezë, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

New York Times, duke cituar ekstrakte të rregjistrimeve të kutisë së zezë që është gjetur tashmë, thotë se në 8 minutat fatale në të cilat avioni ka rënë pothuajse në një pikiatë dëgjohet piloti “nga jashtë që trokiste fillimisht lehtë dhe më pas, kur nuk ka marrë përgjigje, me forcë, por gjithmonë pa marrë përgjigje, e cila nuk erdhi asnjëherë”.

Burimi i cituar nga New York Times nënvizon se ky informacion është shumë i rëndësishëm por ende nuk ka një shpjegim përse A320 ka filluar rënien. “Nuk dimë ende përse njëri prej dy pilotëve doli nga kabina. E vetmja gjë e sigurtë është se në minutat e fundit të fluturimit piloti tjetër ishte vetëm dhe nuk e hapi derën”.

Ndër hipotezat, dy janë më të përmendurat tashmë: që piloti i mbetur brenda kabinës është ndjerë keq dhe nuk ka qenë në gjendje të hapë derën (të bilinduara që pas 11 shtatorit në cdo avion civil), apo që bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm terrorizmi, një mision vetëvrasës. Një hipotezë kjo ende e papërjashtuar nga autoritetet.

Leave a Reply

Back to top button