Horizonti.al

Përse njerëzit nuk kanë zbritur më në Hënë. Mos vallë…?

Teoria se zbritja në Hënë ishte mashtrim nga ana e qeverisë amerikane, për të fituar në garën hapësinore kundër Rusisë, është diçka që ka fituar shumë popullaritet me kalimin e kohës. Rreth 20% e amerikanëve besojnë se Amerika nuk ka zbarkuar në Hënë. Pas fundit të misionit Apollo në vitet shtatëdhjetë, përse askush nuk ka zbritur më në satelitin e Tokës? Ja 10 argumentat kryesore që ngrihen prej mbështetësve të teorive konspirative:

Screen Shot 2016-04-08 at 11.21.48

10. Valëvitja e flamurit

Teoricienët konspirativë kanë vënë në dukje se kur zbritja e parë në Hënë u shfaq direkt në televizion, shikuesit mund të dallonin qartë se flamuri amerikan valëvitej, nëmomentin kur Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e vendosën atë mbi terrenin e Hënës. Problemi këtu është se në atmosferën e Hënës nuk ka ajër, dhe për këtë arsye nuk ka erëra që të shkaktojnë valëvitjen e flamurit. NASA pohoi se flamuri ishte vendosur në një tub të hollë dhe efekti ishte shkaktuar nga fakti që ai u shpalos para se të vendosej.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.22.14

9. Mungesa e ndikimit të kraterit

Nëse NASA do të kishte zbritur vërtetë në Hënë, aty do të ishte një krater nën modulin hënor, që do të tregonte vendin e uljes. Në çdo filmim apo fotografi të zbritjeve, asnjë krater nuk është i dukshëm, a thua moduli thjeshtë ishte vendosur aty.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.22.44

8. Burimet e shumta të dritës

Në Hënë ka vetëm një burim të fortë drite: Dielli. Kështu që është e drejtë të thuash se të gjitha hijet duhet të bien paralelisht me njëra-tjetrën. Filmime dhe fotografi tregojnë qartë se hijet bien në drejtime të ndryshme. Teoricienët konspirativë sugjerojnë se fotot e uljes janë marrë nga një set filmi. NASA ka fajësuar peisazhin jo të sheshtë për hijet e çuditshme, me gunga dhe kodra mbi sipërfaqen e Hënës. 

Screen Shot 2016-04-08 at 11.23.08

7. Rrezatimi Van Allen

Në mënyrë që të mbërrinin në Hënë, astronautët duhet të kalonin nëpër atë që është i njohur si rrezatimi Van Allen. Kjo zonë mbahet në vend nga fusha magnetike e Tokës dhe qëndron gjithmonë aty. Misionet Apollo në Hënë shënuan përpjekjen e parë për të transportuar njerëzit nëpër këtë zonë. Teoricienët konspirativë pretendojnë se nivelet e rrezatimit do të kishin “pjekur” astronautët gjatë rrugës për në Hënë, pavarësisht nga shtresa e aluminit, si dhe veshjes së brendshme dhe të jashtme të anijes kozmike. NASA kundërshtoi këtë argument duke theksuar se astronautët e kaluan këtë vend për një kohë të shkurtër – që do të thotë se ata morën vetëm doza shumë të vogla të rrezatimit.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.23.34

6. Objekti i pashpjegueshëm

Pasi u shpërndanë fotografitë e zbarkimit në Hënë, teoricienët nxituan të vënë re një objekt misterioz në pasqyrimin e helmetës së një astronauti nga misioni i Apollo 12. Objekti duket të jetë i varur nga një litar ose tel dhe nuk ka asnjë arsye që të jetë aty, duke çuar disa të sugjerojnë se këta objekte gjenden zakonisht në studiot e filmave.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.24.00

5. Ecja e ngadaltë dhe kabllot e fshehura

Në mënyrë që të mbështesin pretendimet se zbarkimi në Hënë u xhirua në një studio, teoricienë konspirativë duhej të jepnin llogari për kushtet e dukshme të gravitetit të ulët. Është sugjeruar se në qoftë se ju merrni pamjet e uljes në Hënë dhe e rritni shpejtësinë e filmimit me 2.5 herë, astronautët duhet të jenë duke lëvizur me gravitetin e Tokës. Sa për lartësinë mbresëlënëse që kërcen astronauti, e cila do të ishte e pamundur për t’u bërë në kushtet e gravitetit të Tokës, është thënë se kabllot e fshehura dhe telat u japin astronautëve lartësi ekstra.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.24.30

4. Mungesa e yjeve

Një argument bindës për mashtrimin e uljes në Hënë është mungesa totale e yjeve në ndonjë nga fotografitë / filmimet. Nuk ka re në Hënë, kështu që yjet gjithmonë duken të ndritshëm në qiell.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.24.51

3. Shkëmbi “C”

Një nga fotot më të famshme të zbritjes në Hënë tregon një shkëmb, me atë që duket të jetë shkronja “C” e gdhendur në të. Shkronja duket të jetë pothuajse krejtësisht simetrike, që do të thotë nuk ka gjasa që të jetë një dukuri natyrore. Është sugjeruar se shkëmbi është thjesht një objekt skene, me “C” që përdoret nga ekipi i filmimeve. NASA ka dhënë justifikime për shkronjën, nga njëra anë duke fajësuar një zhvillues fotografik që kishte bërë një shaka praktike, ndërsa nga ana tjetër duke thënë se ajo mund të ketë qenë thjesht një fije floku e rënë gjatëlarjes së fotografive.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.25.25

2. Kryqet

Nga kamerat e përdorura nga astronautët gjatë zbarkimit në Hënë kishte një numër kryqesh për të ndihmuar drejtimin. Këto janë të printuara mbi të gjitha fotografitë.

Screen Shot 2016-04-08 at 11.25.53

1. Sfondi i dyfishuar

Dy foto nga misioni i Apollo 15 tregojnë në mënyrë të qartë kanë pamje identike, pavarësisht se janë disa milje larg. Një foto tregon po ashtu modulin Hënor. Si mund të jetë aty për një foto dhe të zhduket në një tjetër. Po ashtu ngjashmëria identike e kodrave që ishin disa milje larg i bën mbështetësit e teorive konspirative tëbesojnëse ky ishte njëmashtrim./bota.al

Leave a Reply

Back to top button