Mistere

Përse njerëzit shohin një dritë të bardhë? Dhe misteret e tjera të eksperiencave të pragvdekjes

screen-shot-2016-09-19-at-14-28-40

Eksperiencat e pragvdekjes, janë përjetuar nga njerëz në të gjithë kohën, kulturat dhe gjendjet. Të dhënat e regjistruara të këtyre eksperiencave datojnë që nga Greqia e lashtë, dhe njerëzit janë përpjekur të zbulojnë misteret e tyre, pikërisht prej atyre kohëve. Teksa kërkimet për këto ngjarje u bënë më rigoroze, studiuesit kishin nevojë për një mënyrë, që të kuantifikonin dhe kategorizonin historitë e rrëfyera prej atyre që i kishin përjetuar.

Për këtë arsye në vitin 1983, Dr. Bruce Greyson botoi një pyetësor me 16 pika që ai e quajti Shkalla e Eksperiencave të Pragvdekjes. Pyetësori, që përdoret rregullisht sot, ndahet në katër përbërës me nga katër pyetje secili. Përbërësi konjitiv, për shembull pyet “A t’u rikthyen skena nga e kaluara?” dhe “A t’u duk sikur krejt papritur po kuptoje gjithcka?”, ndërkohë që përbërësi paranormal përfshin pyetje si: “A u ndjeve i ndarë nga trupi fizik?”

Ata që i përgjigjen pyetësorit mund t’i japin secilës pyetje një 0 (nuk e përjetova) deri në 2 (eksperiencë e qartë). Që ngjarja të konsiderohet një eksperiencë pragvdekjeje, duhet që të marrë mbi 7 pikë në të gjithë pyetësorin.

Po cfarë ndodh në fakt gjatë një eksperience të pragvdekjes?

Ajo që ndodh brenda një mendje që po vdes

Ata që i mbijetojnë eksperiencave të pasvdekjes, përshkruajnë ndjesi të ngjashme misterioze mes tyre. Disa njerëz raportojnë për “pluskim” mbi trupat e tyre, dhe ndjesinë sikur e shohin botën nga lartë poshtë. Të tjerë thonë se udhëtojnë nëpër një tunel të errët, në fund të të cilit ka dritë. Disa thonë se vizitojnë një vend të ngjashëm me idenë e parajsës, dhe takojnë shpirtëra të të afërmve të vdekur. Të tjerë kanë një sens lidhjeje, apo kuptimi të beftë të botës.

Shkenca është përpjekur t’i shpjegojë këto eksperienca, si “parregullsi” të një truri që po vdes. Për shembull, një pjesë e trurit mbledh të dhënat nga të gjithë organet tona, për të prodhuar një perceptim të përgjithshëm të trurit tonë. Nëse dëmtohet, kjo pjesë mund të krijojë ndjesinë e një eksperience jashtëtrupore.

Të tjerë shkencëtarë thonë se sasia e rritur e dioksidit të karbonit mund të prekë pamjen tuaj, duke ju bërë të ndiheni sikur jeni në një tunel.

Eshtë e ditur se mungesa e oksigjenit mund të shkaktojë halucinacione. Një tru i gjendur nën stres mund të prodhojë me tepri endorfinë, e cila mund të shkaktojë një ndjesi paqeje të përgjithshme.

Një studim i kryer tek minjtë ka treguar se truri i tyre pëson një rritje të menjëhershme dhe shumë të madhe të aktivitetit, pak përpara vdekjes. Nëse kjo është e vërtetë edhe për njerëzit, atëherë do të shpjegonte edhe përjetimet dhe skenat e gjalla para vdekjes.

Por asnjë prej këtyre shpjegimeve nuk është i plotë dhe jo të gjithë janë të bindur për shpjegimet shkencore. Përshembull, njerëz të cilëve nuk u mungonte oksigjeni, kanë përshkruar pamje të parajsës. Dhe nuk e dimë me saktësi atë që ndodhte në trurin e atyre që raportonin eksperienca jashtëtrupore. Misteri vazhdon …

Leave a Reply

Back to top button