Enciklopedike

Përse tek qeniet njerëzore u zhvillua sensi i humorizmit?

Një teori e kohëve të fundit thotë se humori është zhvilluar, sepse na nxit që të kryejmë punën e lodhshme të verifikimit të asaj që e marrim për të mirëqenë, në qëllimet dhe këndvështrimet e të tjerëve. Një e qeshur, do të ishte pra kompensimi që marrim kur përgënjeshtrohet një prej paragjykimeve tona dhe i shohim gjërat papritur në një dritë të re; batutat janë “stimuj supernormalë” që shfrytëzojnë këtë sistem. Pasi zhvillohet, sensi i humorizmit është shndërruar në një sinjal social; mendojmë që personat shakatorë janë inteligjentë dhe miqësorë dhe si burrat, edhe gratë, preferojnë partnerë me humor. Megjithatë, mesatarisht burrat janë të prirur të kërkojnë partnere që i shohin ata si argëtues, ndërsa gratë janë më të tërhequra nga njerëz që i bëjnë të qeshin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button