Histori

PERSONAZH / Shën Pjetri, dishepulli besnik që themeloi kishën e parë

I pari ndër ndjekësit e tij, Pjetri u zgjodh nga Jezusi që të merrte udhëheqjen e të krishterëve të hershëm. Po cila ishte ajo gjë që e dallonte nga 11 dishepujt e tjerë?

Gjatë gjithë kohës që ndiqte Jezusin, Pjetri shfaqi një mendje brilante. Ai pyeste Jezusin për kuptimin e parabolave të tij, duke demonstruar uri për dije dhe besimin që shoqëron autoritetin e natyrshëm. Si lider, Pjetri shfaqi një hapje dhe pavarësi të mendjes që e bënte të dallohej. Kur Mari Magdalena raportoi se kishte gjetur të zbrazët varrin e Jezusit tre ditë pas kryqëzimit, Pjetri ishte i vetmi dishepull që e besoi – dhe i vetmi që rendi tek varri për ta parë vetë. Një rrëfim nga Bibla ilustron më tej qëndrimin e tij: kur taksambledhësit pyetën dishepujt nëse Jezusi kishte pagaur taksën e tempullit, ata iu drejtuan Pjetrit, duke supozuar që ai ishte lideri.

Si lider i komunitetit të të krishterëve në JEruzalem, Pjetri bënte predikime frymëzuese dhe vepronte si avokat i dishepujve, përpara autoriteteve fetare atje. Autoriteti i mundësoi që të udhëhiqte dishepujt gjatë një kohe kur ata ndesheshin me persekutim. Si kryetar i kishës ai udhëtoi shumë, duke predikuar në emër të Zotit.

Në vitin 44 Pjetri e la pozicionin e tij. Pasi u largua nga Jeruzalemi, ai u vendos në Romë dhe shkoi tek komuniteti i vogël i të krishterëve atje. Një njeri vendimtar dhe besnik, Pjetri kujtohet sot e kësaj dite si figura kryesore e Kishës së Romës, i pari ndër 266 papët që kanë drejtuar atë, deri tek Papa Francesku sot. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button