Horizonti.al

Personazhet e ligj dhe shumë brutalë për librat e historisë

Ne të gjithë kemi dëgjuar për Adolf Hitlerin, Josif Stalinin, Sadam Huseinin etj. Por çfarë mund thuhet për burrat dhe gratë e ligj, të cilët nuk përmenden në librat tanë të historisë? A është ndokush më i keq se Hitleri? A është ndokush që ka prerë shumë fyte njerëzish (fjalë për fjalë dhe figurativisht), sesa Stalini? Këta burra dhe gra të përfshirë në këtë listë, janë njerëzit që librat tanë të historisë i kanë harruar, dhe ndoshta nuk do të shfaqen në to për një kohë të gjatë

bathory

Elizabet Bathori

Bathori lindi në 7 gusht 1560 në Hungari, dhe ishte e njohur si një konteshë. E lindur në një familje me pushtet në Hungari, ne ndoshta mund të supozojmë se ajo kishte një jetë luksoze. Bathori ishte njohur tashmë si një zonjë gjakatare, për shkak të vdekjeve të panumërta të fshatarëve dhe të nëpunësve nën autoritetin e saj, të cilat ajo i vrau për shkak të statusit të saj të lartë.

Nga urdhrat e drejtpërdrejta të Mbretit Matias, bazuar në dyshimet e tij, ai dërgoi Kontin Giorgi Turzo në Kalanë Csejthe. Atje, ai zbuloi aktet makabre të Bathorit. Turzo e kapi në flagrancë konteshën duke torturuar gra, kryesisht vajza të reja. Teknika e saj çnjerëzore e torturës, kishte të bënte me nguljen e gozhdëve në thonjtë e viktimës së saj, dhe i lidhur ato kokë poshtë për të lyer mjaltë, në mënyrë që t’i sulmonin milingonat dhe bletët.

Madje vetë Konti, mori pjesë në këto tortura për të kënaqur gruan e tij. Por kur ai vdiq në  fillim të viteve ‘600, metodat e Bathorit filluan të përkeqësoheshin. Bathori, së bashku me partneren e saj në krim (Ilona Joo, ish-infermierja e saj dhe magjistare), rrëmbenin vajza dhe i torturonin ato.

Ajo do t’u priste mishin, e gatuante atë, dhe i detyrontë të hanin mishin e tyre. Bathori besonte se gjaku i njeriut e bënte lëkurën e një individi të dukej e re dhe e shëndetshme. Ajo i vriste këto vajza të reja për t’ia marrë gjakun, dhe me të lyente trupin e saj për të parandaluar plakjen. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button