Histori

Pesë arsye përse Perandoria Britanike arriti të sundojë botën

Screen Shot 2016-04-14 at 16.22.58

  1. Dominimi i deteve

Britania përdori një standart “ me dy fuqi” në vitin 1889, që kërkonte që Marina Mbretërore të ruante një forcë të paktën të barabartë me forcën e përbashkët të dy marinave të tjera më të mëdha në botë. Kjo politikë garantoi dominimin britanik të deteve si dhe një seri bazash detare përreth botës. Përmasa dhe forca e marinës i shërbeu qëllimit të saj – frenoi cdo konkurrent potencial dhe konfirmoi pozicionin e saj si sundimtare e dallgëve.

2. Revolucioni Industrial

Britania ishte i pari komb që shfrytëzoi forcën e avullit dhe i pari që kaloi nëpër revolucionin industrial. Kjo rezultoi në prodhimin në masë të mallrave me kosto të ulët, për t’i tregtuar përreth botës. Kjo i dha ushtrisë britanike një sërë burimesh si pushkë, anije me avull dhe trena, duke e pajisur për të mposhtur cdo armik të mundshëm. Përparimet mjekësore gjithashtu lejuan eksploratorët britanikë që të penetronin në zona të largëta, pa patur frikë prej sëmundjeve tropikale.

3. Përpjekjet për përhapjen e demokracisë

Duke lënë mënjanë grabitjen e tokave, Perandoria Britanike udhëhiqej nga një dëshirë e fortë protestante për të përmirësuar botën. Britania e shihte vetveten si një agjent të qytetërimit – një që donin ta përhapnin kudo në botë, duke sjellë paqe, rend dhe stabilitet. Ky besim se po bënin mirë i coi njerëz si David Livingstone që të shkonin në Afrikë për të përhapur fjalën e Zotit, dhe bashkë me të, edhe perandorinë britanike.

4. Shfrytëzimi i konkurrencës

Teksa fuqi të mëdha të botës si Spanja, Franca, Holanda dhe Perandoria otomane po humbisnin fuqi, britanikët po arrinin majat. Britania mundi të shfrytëzojë luftërat europiane që kishin dobësuar shtetet e tjerë, teksa gëzoi një periudhë paqeje relative, duke mundësuar zgjerimin e pandërperë të perandorisë së saj. Cdo rrezik që shfaqej, si Rusia, i jepte Britanisë zell të ri për të cimentuar pozicionin e vet në botë.

5. Udhëheqje e fortë

Britania u sundua nga një monark i vetëm gjatë pjesës më të madhe të shekullit 19 – Mbretëresha Viktoria. Kohëzgjatja rekord e mbretërimit të saj solli një ndjesi stabiliteti dhe kontribuoi për krijimin e idesë së papushtueshmërisë së Perandorisë Britanike. Ndonëse Viktoria u përfshi në qeverisje, roli i saj ishte simbolik dhe jo direkt i lidhur me pushtetin, gjë që garantoi stabilitetin e politikës britanike. Ndërkohë që vendet e tjerë përballeshin me lëvizje socialiste, Britania gëzoi një periudhë relativisht të gjatë paqeje të brendshme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button