Shkence

Pesë botë mund të kenë krijesa të gjalla

Astronomët janë relativisht të sigurtë se pesë botë të Sistemit Diellor kanë ujë, në të cilin krijesat e gjalla mund të lulëzojnë. Përveç tre hënave të akullta, lista përfshin disa nga pjesëtarët më të spikatur të Sistemit Diellor.

PLUTONI – Oqeani me ujë të kripur befason shkencëtarët

Planeti xhuxh i Plutonit është konsideruar prej kohësh një botë e vdekur, por të dhënat e reja nga misioni Horizonti i Ri tregojnë të kundërtën. Sipërfaqja e Plutonit është një përzierje e akullt e ujit të ngrirë, azotit dhe metanit, dhe shkencëtarët kanë parë shenja të zgjerimit të sipërfaqes. Rrjedhimisht, Plutoni mund të përfshijë ujë që është i ngrirë.

Lloji: Planet xhuxh planeti

Rrezja: 1,187 km

Ujë: 4,316 milion km3

Jeta: E panjohur

MARSI – Uji lë gjurmë të errëta

Marsi përfshin sasi të mëdha akulli në polet e tij, dhe dëshmitë gjeologjike tregojnë se sipërfaqja e planetit dikur përfshinte liqene, oqeane dhe lumenj. Në vitin 2015, NASA i interpretonte gjurmët e errëta në sipërfaqe si ujë të lëngshëm, por edhe nëse ishin të tilla, kishte shumë pak ujë. Uji është zhdukur, sepse era diellore e prish atmosferën.

Lloji: Planet

Rrezja: 3,390 km

Uji: Sasia e panjohur

Jeta: Ndoshta

GANIMEDI – Oqean i madh i fshehur nën akull

Hëna më e madhe e Sistemit Diellor, Ganimedi, është kaq e madhe saqë ka fushën e vet magnetike, të cilën astronomët e kanë përdorur për të zbuluar se hëna ndoshta përfshin një oqean të madh me ujë të kripur, nën sipërfaqen e akullt. Vëzhgimet e Aurorave kanë treguar se dy prej tyre nuk lëvizin aq sa duhej, nëse hëna do të ishte plotësisht e ngurtë.

Lloji: Hënë

Rrezja: 2,631 km

Ujë: 54,361 milionë km3

Jeta: Ndoshta

ENCELADUS – Hëna e vogël përfshin gejzerë

Hëna Enceladus e Saturnit ndoshta fsheh një oqean të lëngët nën koren e saj të akullit dhe nga poli i jugut i hënës, kolonat avulli deri në 500 km të gjata, ngrihen me shpejtësi deri në 1,800 km/h. Oqeani u zbulua me anë të të dhënave të gravitetit nga sonda Cassini e NASA-s në vitin 2005 dhe që atëherë ka konfirmuar duke fluturuar nëpër gejzerët, në vitin 2015.

Lloji: Hënë

Rrezja: 252 km

Uji: 44 milionë km3

Jeta: Ndoshta

EUROPA – Hëna ka dy herë më shumë oqeane se Toka

Astronomët në vitin 2016 gjetën indikacione të forta se ka një oqean të madh me ujë të lëngshëm nën koren e akullit të hënës EUROPA, e cila vjen në orbitë rrotull Jupiterit. Kolonat deri në 200 km të larta me avull që shpërthyen përmes akullit të Europas, bëjnë që gejzerët në Tokë të duken si xhuxhmaxhuxhë. Kombinimi i ujit, kripërave, mineraleve dhe energjisë nga tërheqja gravitacionale e Jupiterit e bën Europan një vend ku duhet kërkuar jetë, në Sistemin tonë Diellor.

Lloji: Hënë

Rrezja: 1,565 km

Uji: 2-3 herë sa Toka

Jeta: Ndoshta / bota.al

Leave a Reply

Back to top button