HistoriMagazine

Pesë gjurmët e paraardhësve të lashtë që ekzistojnë ende sot në trupin e njeriut

Nga Alice Clement

Shumica nga ne rikthehen në punë ose në shkollë pasi kalojnë kohë me të afërmit gjatë periudhës së verës. Ndonjëherë mund të pyesim veten, se si kemi lidhje me disa nga këta njerëz, me të cilët në dukje nuk kemi asgjë të përbashkët (sidomos me një të afërm veçanërisht të bezdisshëm).

Por në aspektin evolucionar, ne të gjithë ndajmë të njëjtë paraardhës, nëse kthehemi shumëpas në kohë. Kjo do të thotë se shumë tipare në trupin tonë shtrihen mijëra apo edhe miliona vjet në pemën tonë të madhe familjare të jetës. Ja cilët janë 5 shembuj të tipareve të lashta që njerëzit i kanë ende sot.

Ecja mbi 2 këmbë

Akti i ecjes së zakonshme me dy këmbë, i njohur si “bipedalizëm”, ishte një nga hapat më të mëdhenj të paraardhësve tanë. Gati çdo pjesë e skeletit tonë u prek nga kalimi nga ecja me 4 gjymtyrë tek ecja mbi 2 këmbë. Këto përshtatje përfshijnë shtrirjen dhe madhësinë e kockave të këmbës, kockave të ijeve, gjunjëve, këmbëve dhe kolonës vertebrale.

Më e rëndësishmja:ne e dimë nga kafkat fosile, se rritja e shpejtë e madhësisë së trurit tonë,ndodhi menjëherë pasi filluam të ecnim drejt mbi 2 këmbë. Kjo kërkonte ndryshime në legen,për t’i lejuar foshnjat me tru më të madh të futeshin në një kanal lindjeje të zgjeruar.

Legeni ynë i zgjeruar, është një tipar i përbashkët me disa specie të njerëzve të hershëm fosile, si dhe me të gjithë ata që jetojnë sot. Truri ynë i madh nxiti më pas zhvillimin e artit, kulture dhe gjuhës, koncepte të rëndësishme kur shqyrtojmë pyetjen se çfarë na bën njerëz.

Vrima në kokë

Përveç zgravrave ku ndodhen sytë, mund të habiteni kur të mësoni se në kafkën tuaj keni vrima të tjera të mëdha (të njohura si fenestrae). Ato ndodhen në secilën anë të kafkës së njeriut, duke na bashkuar me paraardhësit tanë të përbashkët nga mbi 300 milionë vjet më parë. Kafshët me vrima në kafkat e tyre njihen si sinapside, duke iu referuar harkut kockor që gjendet nën hapjen e kafkës pas secilit sy. Sot të gjithë gjitarët, përfshirë njerëzit, janë sinapside (jo zvarranikët dhe zogjtë).

10 gishtat në duar dhe 10 në këmbë

Modeli prej 5 gishtash në dorën ose këmbën e njeriut, i njohur si një “gjymtyrët pentadaktil”, gjendet tek shumica e amfibëve, zvarranikëve, zogjve dhe gjitarëve. Por peshqit nuk kanë gishta në dorë dhe këmbë. Ndaj kur u zhvilluan për herë të parë ato?

Një studim i kohëve të fundit nga unë dhe kolegët e mi, përshkroi të dhënat e gjetura të ruajtura brenda një peshku. Ne përdorëm metoda të fuqishme imazherike për të parë brenda një fosili 380 milionë-vjeçar të quajtur Elpistostege në Kebek, Kanada, për të zbuluar gishtat më të vjetër të peshkut! Dhe zbuluam se peshqit e parë që evoluuan me gishtat, i ruanin ende gjurmët e gjymtyrëve të dikurshëm rudimentarë.

Dhëmbët

Vitin e kaluar, një ekip paleontologësh analizoi dhëmbët e disa peshqve fosile nga shkëmbinjtë e moshës siluriane në provincën Guizhu, Kinë. Ai zbulim i jashtëzakonshëm e shtyu me 14 milionë moshën minimale të dhëmbëve. Kjo do të thotë se dhëmbët tanë janë mbi 439 milionë vite të vjetër.

Peshku i vogël, një vertebror me nofulla shumë të hershme, u quajt Qianodus duplicis dhe njihet vetëm nga dhëmbët e tij të specializuar të izoluar. Megjithatë, ato kanë një sërë veçorish që gjenden te vertebrorët e tjerë me nofulla moderne, të cilat nxjerrin në pah rëndësinë e tyre për të kuptuar evolucionin e dhëmbëve tanë

Rritja e një shtylle kurrizore

Të “rrisësh një shtyllë kurrizore” do të thotë të bëhesh i guximshëm dhe i sigurt. Kafshët e para që bënë pikërisht këtë, duhet të kenë qenë me siguri të guximshme për të dalë në detet e lashta e të rrezikshme 500 milionë vjet më parë.

Së pari, këto kafshë të ngjashme me krimbat evoluan në një “notokord” një shufër e ndërtuar me kërcshtrihet përgjatë pjesës së pasme të trupit. Kjo mundësoi lidhjen e blloqeve të muskujve të segmentuar dhe një bisht të gjatë që shtrihej përtej anusit.

Të gjitha kafshët me një notokord quhen specie kurrizore, dhe përfshijnë gjithçka, nga shiritat e detit deri te pulëbardhat e detit, duke përfshirë në total më shumë se 65.000 specie të gjalla. Një shtyllë kurrizore, është e ndërtuar nga kocka individuale të segmentuara (rruaza) të cilat përshtaten së bashku në një model specifik të ndërlidhur.

Ne kemi zbuluar disa fosile, të cilat përfaqësojnë shembujt më të hershëm të njohur të vertebrorëve, si Metaspriggina e njohur nga Kanadaja, ose Haikouichthys nga Kina në shkëmbinj më shumë se 500 milionë vjet të vjetër. / Science Alert” – Bota.al

Back to top button