Shendeti

Pesë hapat që duhen ndjekur për të jetuar më gjatë

Screen Shot 2016-06-20 at 7.23.50 AM

Të jetosh më gjatë, duke ndjekur vetëm pesë hapa? Ekspertët thonë se është e mundur.

Më poshtë po ju sjellim pesë hapa që ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë për të pasur jetë të gjatë e të shëndetshme.

Pini kafe

Sipas studiuesve, kafja është ilaç. Studimet kanë treguar se konsumuesit e kafes kanë më pak rrezik të vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke filluar nga diabeti i tipit 2, sëmundja e Parkinsonit, e deri tek kanceri në mëlçi.

Kryeni ushtrime fizike

Të gjithë i dimë përfitimet e aktivitetit fizik, dhe e kemi vetë në dorë nëse duam të ushtrohemi ose jo. Studimet tregojnë se 150 minuta ecje në javë lidhen me zgjatje të jetës 3.5 deri në 4.5 vjet.

Screen Shot 2016-08-10 at 16.08.04

Merrni vitaminën D

Sipas studimeve, mungesa e vitaminës D shkakton disa probleme në organizëm, si sëmundje në zemër, diabetin e tipit 2, sklerozën e shumëfishtë.

Hani arra

“Mund të ulni rrezikun pë r t’u prekur nga kanceri i pankreasit, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe vdekjet e parakohshme vetëm me një grusht arra në ditë”, thonë studimet, citon kp. Arrat ofrojnë gjithçka, duke filluar nga proteinat, acidet yndyrore omega 3, deri tek antioksiduesit si vitamina B dhe E, dhe mineralet e rëndësishme si seleni dhe magnezi.

Meditoni

Njerëz në të gjithë botën e kanë praktikuar meditimin për mijëra vite, dhe kohët e fundit ka nisur edhe shkenca që të dokumentojë përfitimet e tij shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe uljen e stresit. Kjo ulje e stresit mund të jetë edhe arsyeja përse meditimi vazhdon të ketë efekte pozitive tek shëndeti në përgjithësi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button