Shkence

Pesë mendimtarët e mëdhenj, që na kanë ndihmuar të kuptojmë gravitetin

Screen Shot 2016-06-28 at 16.21.59Aristoteli

(384-322 P.E.S)

Filozofi i shquar grek, përcaktoi rrugën e shkencës për më shumë se 1.800 vjet. Është për të ardhur keq, pasi teoritë e tij – bazuar me shumë tek arsyetimi në vend të vëzhgimit – qenë thuajse universalisht ç’orientuese. Graviteti sikurse e pa Aristoteli, ishte prirja e objekteve të rënda për t’u vendosur në qendër të universit.

Screen Shot 2016-06-28 at 16.26.14

Galileo Galilei

(1564-1642)

Ky filozof natyral besoi në rëndësinë e eksperimentit dhe për rrjedhojë hodhi poshtë idetë e Aristotelit mbi gravitetin. Edhe pse i njohur për përpjekjet e tij për të promovuar modelin Kopernikan të Sistemit Diellor, kontributi më i madh i Galileos qe eksplorimi i tij metodik i mekanikës dhe lëvizjes, duke përfshirë edhe ndikimin tek graviteti.Screen Shot 2016-06-28 at 16.29.27

Isak Njutoni

(1643-1727)

Fizikanti më i madh anglez. Shumica e punës së tij mbi dritën, lëvizjen, gravitetin dhe makinën llogarritëse u krye në Kembrixh, edhe pse shumicën e arritjeve e pati kur qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij në Linkolnshajër, për shkak të epidemisë së Murtajës. Ai u bë më vonë deputet, dhe President i Shoqërisë Mbretërore – por fizika mbetet trashëgimia e tij më e rëndësishme.

Screen Shot 2016-06-28 at 16.31.05

Albert Ajnshtajni

(1879-1955)

Ajnshtajni lindi në Ulm të Gjermanisë, edhe pse qe një qytetar zviceran, duke nisur nga adoleshenca e tij. Ai shkroi 3 studime në vitin 1905, duke punuar në një zyrë patentash, kur do të tregonte se atomet ishin të vërteta, dhe vendosur kësisoj themelet e teorisë kuantike dhe krijuar Relativitetin Special. Teoria e tij e Relativitetit të Përgjithshëm e vitit 1915, është ende teoria standarde e gravitacionit.

Screen Shot 2016-06-28 at 16.34.08

Artur Edingtoni

(1882-1944)

I lindur në Lake District, Edingtoni punoi si astronom dhe astrofizikant në Kembrixh. Kur u pyet nëse ishte e vërtetë se vetëm 3 njerëz në botë e kuptuan Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, Edingtoni thuhet se ka pyetur: “Kush është i treti?”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button