Shkence

Pesë terma që ju duhen, për të kuptuar Fizikën kuantike

Difraksioni

Ky është procesi me anë të të cilit valët mund të përthyhen përreth qosheve apo të përhapen në të gjithë drejtimet, nga një vrimë apo një e çarë e vogël.

Dualiteti

Kjo është mënyra me të cilën njësitë kuantike duket se janë edhe thërrmijë, edhe valë. “Valët” e dritës shoqërohen me thërrmija që quhen fotone; |thërrmijat” e elektroneve shoqërohen me valët.

Niveli i energjisë

Një gjentje kuantike, për shembull në një atom, që shoqërohet me një energji të caktuar. Elektronet në atome qëndrojnë, apo zënë, nivele specifike energjie.

Kërcimi kuantik

Ndryshimi i një sistemi kuantik, si një elektron në një atom, nga një nivel energjie në një tjetër. Kjo ndodh pa patur nevojë që sistemi (elektroni) të kalojë në një gjendje të ndërmjetme.

Supervendosja

Kjo është kur një sistem kuantik ekziston në gjendje të përziera. Për shembull, një elektron ka një cilësi që quhet vërtitje. Në vetvete, elektroni është në një supervendosje vërtitje për lart apo vërtitje për poshtë. Ai “bie” në një gjendje kur ndërvepron me dicka. Kjo lidhet me idenë e probabilitetit kuantik – ka 50:50 shanse që ta gjesh elektronin në cilëndo gjendje. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button