Thenie

Pesë thënie motivuese, që nuk kanë nevojë për asnjë shpjegim

screen-shot-2016-12-06-at-09-36-40

  1. “Sot unë zgjedh jetën. Çdo mëngjes kur zgjohem, mund të zgjedh gëzimin, lumturinë, negativitetin, dhimbjen… Të ndiej lirinë, që vjen nga mundësia për të vazhduar dhe bërë gabime e zgjedhje – sot zgjedh të ndiej jetën, jo ta mohoj humanitetin tim, por ta përqafoj atë”.

Kevyn Aucoin

2. “Nëse vendos gjithmonë limite mbi çdo gjë që ti bën, qoftë fizike apo shpirtërore, shumë shpejt, kjo gjë do të përhapet në punën dhe në jetën tënde. Nuk ka limite. Ka vetëm pllaja, dhe ti nuk duhet të qëndrosh aty, ti duhet të shkosh përtej tyre”.

Bruce Lee

3. “Të dashurosh, do të thotë të duash të padashurueshmen. Të falësh, do të thotë të falësh të pafalshmen. Besimi është të besosh të pabesueshmen. Shpresë do të thotë të shpresosh, atëherë kur gjithçka të duket e pashpresë”.

Gilbert K. Chesterton

4. “Unë e di pse jam këtu, dhe i vetmi objektiv i imi është të jetoj secilën ditë plotësisht, dhe të përpiqem të nderoj Zotin, si dhe të jem inkurajim për të tjerët. E ardhmja është në duart e Zotit, dhe për këtë jam shumë i lumtur!”

Ken Hensley

5. “Njerëzit ju thonë se bota duket në një mënyrë të caktuar. Prindërit ju thonë si të mendoni. Shkollat ju thonë si të mendoni. Televizioni. Feja. Dhe pastaj, në një moment të caktuar, nëse jeni me fat, ju kuptoni se mund të keni mendjen tuaj. Askush nuk i vendos rregullat, përveç jush. Jeni ju që mund ta projektoni jetën tuaj”.

Carrie-Anne Moss

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button