Shendeti

Pesë ushtrimet e çuditshme të trurit, që iu ndihmojnë të bëheni më të zgjuar


Dhënia e përvojave të reja trurit tuaj do të mbajë atë të shëndetshëm. Provoni këto ushtrime për të forcuar mendjen tuaj:

Lani dhëmbët me dorën që zakonisht e përdorni më pak. Kërkimet kanë treguar se përdorimi i anës së kundërt të trurit tuaj (si në këtë ushtrim), mund të shkaktojë një zgjerim të shpejtë dhe të konsiderueshëm në pjesës e lëvores, që kontrollon dhe përpunon informacionin që vjen nga prekja e duarve.

Bëni dush me sytë e mbyllur. Provoni të përdorni vetëm shqisat tuaja të prekjes për t’u larë (duke përdorur sensin e përbashkët për të shmangur djegien apo dëmtimin). Gjeni rubinetin me anë të prekjes dhe rregulloni temperaturën. Pastaj lahuni, përdorni shampon, dhe kështu me radhë me sytë e mbyllur.

Ktheni objektet e njohura me kokë poshtë. Kur ju shikoni gjërat nga ana e djathtë,  pjesa e majtë e trurit “verbal” e etiketon shpejt, dhe e devijon vëmendjen tuaj diku tjetër. Kur objektet janë më kokë poshtë, rrjetet e djathta të trurit lëkunden, në përpjekje për të interpretuar format, ngjyrat dhe marrëdhëniet e një imazhi të mistershëm.

Hani ushqime të panjohura. Sistemi juaj i nuhatjes mund të dallojë miliona aroma, duke aktivizuar kombinime unike të receptorëve në hundën tuaj. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në qendrën emocionale të trurit, kështu që aromat e reja mund të shkaktojnë ndjenja dhe shoqërizime të papritura.

Ndërtoni me shumë lidhje sociale gjatë ditës. Studimet kanë dëshmuar në mënyrë të përsëritur, se privimi social ka efekte negative mbi aftësitë njohëse. Zgjidhni të blini një pije nga një shitës në supermarket dhe jo një makineri shitëse. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button