Bota

Pesë vite luftë / Rrënojat e një vendi që është zbrazur

Screen Shot 2016-03-15 at 12.17.56

Kanë vdekur 271 138 vetë. 13 mijë prej tyre ishin fëmijë. 4.7 milionë janë larguar. Hyn në vitin e saj të gjashtë lufta në Siri, një prej më të përgjakshmeve të epokës sonë. Në të vërtetë, konflikti nisi në 11 mars, me një grup të rinjsh dhe një mbishkrim në një mur shkolle në Daraa: “Populli dëshiron të përmbysë regjimin”. Endra për liri dhe për një pranverë arabe, që në atë kohë u duk se më në fund kishte mbërritur. Ka marrë fund – po vazhdon ende, pavarësisht armëpushimit – me një brez të tërë të eleminuar dhe një vend, të zhytur në errësirë, në kuptimin e vërtetë që ka kjo fjalë. “2 milionë fëmijë nuk shkojnë më në shkollë”, bën të ditur Unicef, duke e përmbledhur në një numër tragjedinë.

Por nuk janë vetëm statistikat që na bëjnë të shohim përtej pamjeve të zbrazëtisë së rrënojave. Shumica e sirianëve që janë larguar për shkak të bombave të Asadit, të sulmeve ruse, të atentateve të ISIS, të sulmeve kimike dhe burgjeve sekrete nuk kthehen në shtëpi. Për ata që ia kanë dalë të kalojnë detin, jeta tashmë është tjetërkund./bota.al

Leave a Reply

Back to top button