Enciklopedike

Peshtigo: Zjarri i madh

Screen Shot 2015-07-16 at 00.26.44Seria: 10 histori të paharrueshme që historia i ka lënë në harresë. Kjo renditje është frymëzuar nga libri “I humbur në kohë”

Shumica e njerëzve që e lexojnë këtë, do të kenë dëgjuar për Zjarrin e Madh të Çikagos, që vrau qindra vetë dhe shkatërroi 4 milje katrorë të qytetit në shtetin e Ilinoisit. Megjithatë, pjesa dërrmuese nuk e dinë se në të njëjtën ditë, një zjarr shumë më i madh kishte rënë në Peshtigo, Uiskonsin.

Në 8 tetor 1871, është shënuar fatkeqësia që ka shkaktuar më shumë vdekje nga një zjarr, në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën ditë me Peshtigon dhe zjarret në Çikago, qytetet e Holandës dhe Manistit, në Miçigan, përgjatë liqenit me të njëjtin emër, u dogjën gjithashtu, dhe të njëjtin fat pati edhe Port Huron, në fundin jugor të liqenit Huron.

Kur zjarret e shuan, 1875 milje katrorë pyll ishin shkrumbuar dhe 12 komunitete lokale u shkatërruan. Mendohet se 1.200-2.500 njerëz, humbën jetën në atë tragjedi. Zjarri ishte aq intensiv, saqë kërceu disa milje mbi ujërat e Green Bay, dhe dogji pjesë të Gadishullit Door, ndërsa arriti të kapërcente edhe vetë lumin Peshtigo, për të djegur qytetin në të dyjat anët e gjirit.

Të mbijetuarit nga ajo katastrofë, raportuan se stuhia gjeneroi një tornado që hodhi në erë vagona treni dhe shtëpi. Shumë nga të mbijetuarit e stuhisë, shpëtuan nga flakët duke u zhytur në lumin Peshtigo, puse, apo kanalet ujore aty pranë. Disa u mbytën, të tjerët vuajtën nga hipotermia në lumin e akullt./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button