Një grup aktivistësh në mbrojtje të imazhit të trupit kanë organizuar një peticion online ku i kërkojnë Facebookut që të heqin ikonën “ndihem i shëndoshë” nga opsionet e përditësimit të statusit.
Peticioni i change.org ka mbledhur më shumë se 14 mijë firma deri tani, dhe ka shkaktuar një debat nëse rrjeti social është duke nxitur njerëzit të ndihen të turpëruar me trupin e tyre. “Ndihem i shëndoshë” shfaqet aktualisht si një prej shumë ikonave në listën e statuseve të mundshëm të Facebookut. Trupat e rrezikuar, grupi që qëndron prapa kësaj nisme, dëshiron që statusi dhe ikona që e shoqëron atë të hiqen sepse beson se nxit turpërimin tek njerëzit si dhe “mendimet vetëshkatërrues”.