Nunc est Bibendum

Pija alkoolike më e lashtë e botës

Provat konkrete më të hershme në lidhje me një pije alkoolike vijnë nga Jiahu, në Kinë, ku tashmë në vitin 7000 para Krishtit përdorej për të fermentuar një përzierje të orizit, rrushit, murrizit dhe mjaltit, në kontejnerë balte. Perandorët e parë kinezë pinin verë orizi në gastare prej bronzi si ajo më poshtë, që daton në vitin 1100 para Krishtit. Pija është ende shumë popullore në Kinë sot: në stabilimentin e Zhejiangut (foto), orizi i sapokorrur është fermentuar në dimër, kur uji i lumit pranë është më i pastër. Që nga koha e dinastisë Song, rreth vitit 1200, verëtarët kinezë përdornin baltë të veçantë për të thyer molekulat e amidit dhe për të bërë oriz të fermentueshëm. Është e mundur që para kësaj date përdornin bathë për të njëjtin qëllim. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button