Bota

Piloti i një avioni gjuajtës: Pashë momentin final të përplasjes

Piloti i avionit gjuajtës që u ngrit për të shkuar dhe ndërprerë trajektoren e A320 “ka parë fundin” e avionit me 150 persona në bord

Screen Shot 2015-04-02 at 23.52.51

Piloti i avinit që u ngrit dhe shkoi për të ndërprerë trajektoren e A32- të Germanëings “ka parë fundin e avionit” me 150 persona në bord. E ka deklaruar prokurori i Marsejës që ndjek hetimin. Pra, ekziston edhe një tjetër dëshmitar okular i fatkeqësisë së Airbusit. Dëshmia vjen pas asaj të një piloti civil që atë ditë po fluturonte pikërisht mbi zonën e tragjedisë.

“Kemi një problem. Një avion sapo është zhdukur nga radarët, pikërisht aty ku ndodhesh ti. A munde të shohësh gjë?” ky ishte mesazhi i dërguar nga kulla e kontrollit të aeroportit të Marsejës, drejtuar Gerard Monchablon, piloti që në mëngjesin e 24 marsit, kur u përplas avioni i Germanëings, po fluturonte me avionin dyvendësh në të njëjtën zonë.

Pas mesazhit Gerard është kthyer pas duke vëzhguar pikërisht vendin e rënies së Airbusit. “Gjëja e parë që bëra – shpjegon Gerard – ishte që të kërkoja një kolonë tymi, por nuk kishte asgjë të tillë”. Në fakt pozicioni i tij në 3 mijë metra lartësi nuk e lejonte të shihte mbetjet. “Jam i tronditur – ka rrëfyer piloti për Bild – avioni ishte praktikisht prapa meje, disa sekonda përpara se Andreas Lubitz ta rrëzonte”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button