Shendeti

Pini kafe! Dy studime madhore vërtetojnë që zgjat jetën

Pirja e rreth tre filxhanëve kafe në ditë është lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes “nga çdo shkak”, në dy studime të reja të mëdha.

Zakonet e atyre që e duan fort kafenë shtonin vite në jetën e tyre – ku konsumi i lartë i kafesë zvogëlonte rrezikun e vdekjes nga sëmundjet që lidhen me qarkullimin dhe tretjen në veçanti.

Ndërsa shkencëtarët thonë se më shumë studime janë të nevojshme për të provuar që kafeja është prapa shkaqeve të studimit, ekspertët besojnë se përbërësit e bimëve antioksiduese që gjenden në pije, dhe jo kafeina, janë përgjegjës për efektin potencial të zgjatjes së jetës.

Studiuesit nga Imperial College në London dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) analizuan të dhënat mbi shëndetin dhe mënyrën e pirjes së kafesë të më shumë se gjysmë milioni njerëzish, nga 10 vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Ata gjetën se burrat që pinin së paku tri gota kafe në ditë kishin 18 përqind më pak të ngjarë të vdisnin nga ndonjë shkak, krahasuar me ata që nuk pinin kafe, ndërsa gratë kishin një reduktim prej 8 përqind të vdekshmërisë për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, shkencëtarët amerikanë kryen një studim të veçantë mbi efektin e kafesë në shëndetin e më shumë se 185,000 pjesëmarrësve, nga prejardhje të ndryshme etnike.

Njerëzit që pinin një filxhan kafe çdo ditë kishin 12 për qind më pak të ngjarë të vdisnin krahasuar me ata që nuk pinin kafe, pavarësisht nga përkatësia etnike, ndërsa pirja e dy deri në tre gota kafe dukej se ulte shanset e vdekjes me 18 për qind.

Ekspertët vlerësuan natyrën e fortë të studimeve, por paralajmëruan se kërkime të mëtejshme janë të nevojshme, për të provuar se efektet e vëzhguara ishin shkaktuar nga kafeja vetë dhe jo nga faktorë të tjerë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button