Bota

Pistorius: Duan të më vrasin

Screen Shot 2016-08-14 at 14.57.03Oscar Pistorius ka akuzuar tre infermiere të burgut Kgosi Mampuru në të cilën është mbajtur i burgosur, ishin përpjekur ta vrisnin përmes barnave toksike; e shkruajnë City Press, dhe në një mesazh në Tuiter, Eyewitness News (Afrika e Jugut).

Ish-kampioni paraolimpik ka paraqitur zyrtarisht një ankesë kundër infermiereve tre javë më parë dhe, në bazë të platformës multimediale Eyewitness News, ai kërkoi që të transferohet në burgun Zonderwater, në lindje të Pretorias, por kërkesa e tij është refuzuar.

Gjithashtu sipas Eyewitness News, Pistorius është vënë nën mbikëqyrje për ta ruajtur nga vetëvrasja, pas dëmtimeve në kyçet e duarve që iu gjetën në 6 gusht. Mediat lokale janë të bindura se ai u përpoq të kryejë vetëvrasje, ndërsa sipas autoriteteve të burgut, atleti ka rënë nga krevati i qelisë së tij. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button