Bota

Plani për të terrorizuar zgjedhjet në Francë

Policia kapi dy persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist “të afërt” në Francë. Ata u arrestuan në Marsejë përpara raundit të parë të votimit në zgjedhjet presidenciale të dielën. Zyrtarët kishin qenë duke gjurmuar dy personat – të quajtur Mahiedine M, 29 vjeç, dhe Clement B, 23 vjeç – që nga java e kaluar. Njëri besohet të jetë bërë xhihadist, pasi u radikalizua në burg. Ministri i Brendshëm Matthias Fekl tha: “Këta dy burra të radikalizuar, të lindur në vitin 1987 dhe 1993, të kombësisë franceze, synonin të kryenin në një afat shumë të shkurtër – dua të them në ditët në vijim – një sulm në tokën franceze”. Ai tha se është shtuar siguria e kandidatëve. Franca ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet e Parisit në vitin 2015. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button