Bota

Po çfarë rendi! Ky është kaosi i ri botëror

  • Nëse Marine Le Pen e Frontit Nacional fiton zgjedhjet në Francë në maj, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB do të udhëhiqen nga Trumpi, Le Peni, Vladimir Putini i Rusisë, Xi Jinping i Kinës dhe Theresa May e Britanisë, e cila po udhëheq daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian (edhe pse ajo bëri fushatë për të qëndruar). Ndoshta me përjashtim të may, asnjë prej të tjerëve nuk duket i kënaqur me mënyrën se si ka funksionuar bota, qysh prej fundit të Luftës së Ftohtë

screen-shot-2016-11-25-at-11-48-10

A ka vërtetë një valë ndërkombëtare populizmi të ekstremit të djathtë? A po ndodh vërtetë që masat po ngrihen kudo në botë, për të rrëzuar elitat e korruptuara? Apo gjithë zërat për këtë ndryshim kolosal politik janë thjeshtë zhargon, “muhabete koti” dhe biseda koktailesh nga analistë që kërkojnë të shpjegojnë modele, në një kohë që fitoret e DOnald Trumpit në zgjedhjet e SHBA dhe vendimi i Britanisë për të dalë nga BE – sa për të përmendur rezultatet më domethënëse në Perëndim – mund të jenë thjeshtë blice pa lidhje mes tyre?

Një vit më parë, provat për një fenomen global ishin të dobëta. Disa vende europiane me peshë të mesme, si Hungaria dhe Polonia, kishin zgjedhur qeveri të djathta antiglobalizim, dhe Franca, Holanda dhe Suedia, bashkë me disa vende të tjerë europianë, kishin disa parti që, ndoshta, kishin nisur të ngjanin si konkurrentë të mundshëm elektoralë. Mbretëria e Bashkuar po shkonte drejt një votimi për anëtarësimin e saj në BE, por shumë pak njerëz mendonin se shumica do të votonte Brexit. Në atë pikë, Trumpi dukej thjeshtë si një i krisur periferik …

[real3dflipbook id=”1398″]

Leave a Reply

Back to top button