Bota

Polici italian përdhunonte turistet, pasi përdorte shtëpinë si “hostis”

Screen Shot 2015-02-06 at 21.03.17

Një polic italian, i cili përdorte  faqen e internetit Couchsurfing.com( host-traveller)  për të joshur gratë e reja, është arrestuar dhe do të gjykohet në muajin mars.
Polici 35 vjeçar, Dino Maglio i cili jeton në Padova përdorte këtë website, ku përmes tij kontaktonte me turiste nga vende të ndryshme të botës, të cilave u siguronte shtëpinë e tij si “hostis” kur udhëtonin në Itali dhe më pas i drogonte dhe i përdhunonte.
Ai akuzohet se ka përdhunuar një 16 vjeçare australiane, e cila në kohën e dhunimit dhe drogimit nga polici, ishte e minorene.
Sipas prokurorëve,  polici Maglio ka pranuar se e ka droguar 16 vjeçaren dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, edhe pse e dinte se ajo ishte e mitur.
Kjo çështje ka nxitur një hetim më të gjerë pasi shumë femra të tjera  kanë denoncuar se janë dhunuar  nga Dino Maglio, pasi kanë  përdorur faqen popullore të internetit për të rregulluar një vend qëndrimi tek ai. Tre raste të tjera  janë duke u hetuar nga Kryeprokuror i çështjes, i cili ka marrë deklarata nga gjashtë gra të tjera  të cilat  thonë se ato janë abuzuar.
Deklaratat janë mbledhur nga gazetarët në Investigative Reporting Project Italy.
Rasti ngre pyetje të reja për sigurinë e  website CouchSurfing, një faqe sociale në internet mjaft popullore,  ku përmes së cilës shumë udhëtarë arrijnë të gjejnë një shtrat të lirë, ushqim të ngrohtë dhe miq të rinj, gjithashtu është e lidhur edhe me shumë sulme seksuale gjatë viteve, sië ishte edhe ai i përdhunimit të një turisti nga Hong Kongu në Leeds në  vitin 2009./j.h/TemA/

Leave a Reply

Back to top button