Analiza

Polici: Do më vrasësh? Terroristi: OK shef!

policNgjarja e mëngjesit të së mërkurës në Paris ka tronditur mbarë botën. Ajo që ndodhi në Francë bëhet akoma edhe më shqetësuese nga faktet e reja që po dalin në dritë. Situata në të cilën u ekzekutua oficeri i policisë është dramatike. Polici i vrarë, i është lutur për jetën terroristit me maskë para se ai t’i drejtonte armën. Një video nga ngjarja tregon Ahmed Merabet – që besohet se është mysliman – shtrirë në trotuar duke u lutur për mëshirë, ndërsa terroristi e qëllon për vdekje nga një distancë e afërt. 42-vjeçari shihet teksa ngre dorën në thirrje për mëshirë duke thënë: “Do të më vrasësh?”. Personi i armatosur i është përgjigjur: “OK shef” – shkruajnë mediat ndërkombëtare. Pas kësaj, terroristi u rikthyer në makinën e drejtuar nga autori tjetër. Masakra në Paris ku mbetën të vrarë 12 persona të pafajshëm është cilësuar nga mbarë bota “si sulm ndaj lirisë së fjalës”.(lapsi)

Leave a Reply

Back to top button