Teknologji

Policia robotike e modës

moda

Shkencëtarët spanjollë kanë zhvilluar një model matematikor që mund t’u japë njerëzve këshilla për modën, duke analizuar tendencat më të fundit të sezonit. Sistemi përdor një algoritëm për të gjeneruar një pikaverazh, se sa në modë apo jo në modë mund të jetë një veshje. Roboti u zhvillua nga Instituti Spanjoll i Robotikës dhe Informatikës Industriale, bashkë me kolegë në Universitetin e Torontos. Ai përdor të dhëna nga 144 mijë postime përdoruesish nga faqja e internetit dedikuar modës, chictopia.com. Faqja lejon përdoruesit që të publikojnë fotografi të vetes me veshje të reja, bashkë me përshkrimin e tyre.

Më pas, informacioni transformohet në faqen e internetit, në një algoritëm për tendencën. Ky merr parasysh edhe faktorë si vendndodhja dhe moti. Sistemi është në gjendje të thotë se si një veshje mund të ndryshojë sipas moshës, motit e madje edhe llojit të qytetit ku jeton. Sistemi mund t’u thoptë personave se sa në modë duken e madje të japë edhe këshilla./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button