Thenie

“Politika nuk ka lidhje me moralin”. Urtësia e Nikolo Makiavelit

Screen Shot 2015-09-20 at 22.41.16

Ai që dëshiron që të tjerët t’i binden, duhet të dijë si të komandojë

Nuk ka asgjë më të vështirë për të marrë në dorë, më të rrezikshme për të kryer, apo më të pasigurtë në suksesin e vet, se sa të marrësh udhëheqjen gjatë hyrjes në një rend të ri të gjërave

Asgjë e madhe nuk është arritur ndonjëherë pa rrezik

Lufta nuk shmanget; ajo mundet vetëm të shtyhet, në avantazh të të tjerëve

Politika nuk ka lidhje me moralin

Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës

Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e të kaluarës; premtimi i pambajtur është një domosdoshmëri e të tashmes

Më mirë të të kenë frikën, se sa të të duan, nëse nuk mundesh që t’i kesh të dyja

Sa më shumë rërë që ka zbritur nga ora e qelqtë e jetës sonë, aq më qartë shohim nëpër të

Asnjë sipërmarrje nuk ka më shumë shanse për të dalë me sukses, se sa ajo që i fshihet armikut, deri në momentin e vënies në zbatim

Njerëzit ngrihen nga një ambicie në tjetrën; në fillim ata përpiqen të sigurohen prej sulmeve, pastaj sulmojnë të tjerët

Nëse një njeri duhet ta lëndosh, duhet që ta bësh aq fort, saqë të mos ia kesh frikën hakmarrjes së tij

Njerëzit ose duhet të trajtohen me mirësi, ose të shkatërrohen. Sepse ata hakmerren për lëndimet e vegjël – për ata të rëndët, nuk munden

Metoda e parë për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari, është të shohësh ata që i rrijnë rreth e rrotull

Ai që mashtron, do të gjejë gjithmonë nga ata që lejohen të mashtrohen

Eshtë kënaqësi e dyfishtë, që të mashtrosh mashtruesin

Lufta është e drejtë kur është e domosdoshme; armët janë të lejueshme kur nuk ka shpresë, përvec se tek armët

Princët dhe qeveritë janë shumë më të rrezikshëm se sa elementët e tjerë të shoqërisë

Njerëzit janë kaq të thjeshtë, dhe jepen kaq shpejt pas dëshirave të momentit, saqë ai që mashtron, do të gjejë gjithmonë nga ata që janë gati të mashtrohen./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button