Shkence

Popullsitë-fantazma të Europës

Screen Shot 2015-07-27 at 17.57.59Të gjithë europianët modernë mbartin “firmat” gjenetike të tre grupeve që migruan në Europë mes 45000 dhe 4500 vjet më parë: gjahtarët, bujqit e Neolitit dhe Jamnajat. Studimet e ADN-së moderne dhe të lashtë kanë nxjerrë prova edhe për dy popullsi “fantazmë”.

Shenjuesit gjenetikë nga popullsiua e parë fantazmë, Euraziatikët veriorë të lashtë, i gjen në të gjithë globin. Ata shfaqen tek Jamnajat, në një grup të pazakontë bujqish me sytë ngjyrë blu, që janë zbuluar në Motala të Suedisë, si dhe tek amerikano-veriorët më të hershëm. Në kryqëzimin gjenetik dhe gjeografik të këtyre grupeve është një djalë që ka vdekur 24 mijë vjet më parë pranë Liqenit Baikal në Siberi.

Të gjithë këto na thonë se një grup i guximshëm Homo sapiens-ësh duhet të jetë larguar herët nga Lindja e Mesme, duke arritur në Siberi më shumë se 24 mijë vjet më parë. Prej aty, janë ndarë në lindje dhe në perëndim, në Amerika dhe në Europë.

Popullsia e dytë fantazmë, Euraziatikët Themelorë, është pararendëse e bujqve të hershëm. Cuditërisht, këta kanë shenjues gjenetikë shumë të ndryshëm nga gjithkush tjetër, që është pasardhës i migrantëve të ardhur nga Afrika.

Shpjegimi më i mirë është se paraardhësit e gjuetarëve europianë në një farë mënyrë “ngritën fushimin” e tyre në Lindjen e Mesme dhe jetuan të ndarë për mijëra vite – aq gjatë sa të zhvillonin shenjuesit e tyre gjenetikë. Askush nuk e di përse dhe si ndodhi kjo.NS-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button