Bota

“Pravda” e Rusisë: Lufta bërthamore mund të shpërthejë kudo në botë

Kërcënimi i një lufte bërthamore mbetet real. Lufta mund të shpërthejë kryesisht për shkak të krizës në Gadishullin Korean, si dhe për shkak të veprimeve provokuese të SHBA dhe të NATO-s në Evropën Lindore, në kohën kur Traktatet kryesore të çarmatimit po bien. Duhet të mbahet parasysh edhe dëshira e SHBA për ushtrinë globale dhe superioritetit teknologjik, që, sipas Uashington, i jep Amerikën të drejtën të jetë e para për të dhënë goditje parandaluese. Çfarë mund të bëjë Rusia? Pravda.Ru pyeti Igor Korotchenkon, Kryeredaktor i revistës “Mbrojtja Kombëtare”, për të shkëmbyer pikëpamjet e tij mbi temën e sigurisë strategjike sot.

Sipas tij, “nëse shohim SHBA, politikat e tyre dhe qasja doktrinore demonstrojnë qartë angazhimin e Uashigntonit për të ëprdorur armë bërthamore, duke përfshirë sulmet parandaluese. Veç kësaj, SHBA pretendon se ka të drejtën ta bëjë e para këtë gjë. Situata përreth Koresë së Veriut është zbutur disi, por nuk mund të jemi të sigurtë që administrata e SHBA ka braktisur krejt planet e saj kundër Koresë së Veriut. Kështu që, rreziku mbetet i lartë, pasi Korea e Veriut do të përdorë armë bërthamore për t’u mbrojtur. Mund të lëshojë dhe një bombë atomike pranë vendit ku janë vendosur trupat amerikane në Korenë e Jugut. Ne nuk e dimë se çfarë mund të bëjë Korea e Veriut, por dimë me siguri që, nëse dikush sulmon Phenianin, ata do të përgjigjen menjëherë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button