Bota

#PrayforAbba. #Swedenattack. #jesuisIkea. Rrjeti i pamëshirshëm me Donald Trumpin

Rrjeti nuk e fal Donald Trumpin. Pasi presidenti amerikan ka folur për një sulm të supozuar terrorist në Suedi (lexo me poshte), mediat sociale në të gjithë botën kanë shpërthyer. Hashtagët #jesuisIkea, #PrayforAbba, #Swedenattack janë bërë më popullorët në Twitter, të shoqëruar nga fotografi dhe video të qofteve-ikonë që shiten në gjigandin suedez, Ikea, apo me grupin pop të viteve shtatëdhjetë.

Ka edhe nga ata që kanë publikuar libretin me udhëzime për të montuar librarinë e famshme Billy, me shënimin “ja se si u planifikua atentati në Suedi”, apo video ku klientë të dëshpëruar të Ikeas përpiqen më kot që të montojnë një mobilje. “Në Suedi ndodhin tragjedi, për të cilat askush nuk dëshiron të flasë…”.

Eshtë bërë viral edhe fotomontazhi që shfaq presidentin amerikan me një katalog të Ikeas në dorë, ndërkohë që “përditësohet me lajmet më të fundit nga Suedia”.

Disa të tjerë kujtojnë marrëzinë presidenciale për “masakrën në Bowling Street” si dhe bëjnë ftesë për një “rindërtim” pas sulmit, duke postuar një flamur suedez me logon e Ikeas. / www.bota.al

Lexo edhe:

https://www.bota.al/2017/02/donald-trumpi-dhe-atentati-ne-suedi-stokholmi-kerkon-sqarime/

Leave a Reply

Back to top button