Analiza

Premtimi bosh i Euroskepticizmit

Ka pak dëshmi nga përvoja para-BE, se tregtia e lirë mund të lulëzojë në botën e komb-shteteve sovrane

Screen Shot 2016-05-16 at 11.16.04

Nga Dalibor Rohac

Bashkimi Evropian nuk gëzon shëndet të plotë. Pas referendumit të muajit të ardhshëm, Britania e Madhe mund të fillojë procedurat e lënies së unionit. Shembulli britanik mund të ndiqet lehtësisht nga të tjerët. Nëntëdhjetë e dy nga 200 ligjvënësit çekë, mbështetën një lëvizje në favor të një referendumi mbi largimin nga BE.

Norbert Hofer, kandidati që mbështet shprehimisht platformën anti-BE “Austria e Para”, mund

të bëhet presidenti i ardhshëm i vendit. Liderja e krahut të djathtë Marin Lë Pen mund të rregjistrojë një rezultat të mirë gjatë presicencialeve të Francës në vitin 2017. Me kaq shumë përpjekje që synojnë çmontimin e projektit evropian, është koha t’u kërkohet euroskeptikëve të prezantojnë alternativat e tyre ndaj integrimit evropian.

Natyrisht, shumë euroskeptikë konservatorë dhe liberalë, si Daniel Hanan, theksojnë se qëllimi i tyre nuk është të shkatërrojnë bashkëpunimit politik në kontinent, dhe as për t’iu rikthyer proteksionizmit. Ata duan kthimin në një Evropë të përbërë nga sovrane, demokratike dhe kombe vetëqeverisëse që janë kozmopolite dhe të hapura ndaj tregtisë, investimeve dhe në një shkallë të madhe edhe emigracionit.

Për shembull Boris Xhonson, e ka identifikuar veten si “i vetmi politikan … që aktualisht është vërtetë i gatshëm të pohojë se është pro-emigracionit”. BE-ja, thonë skeptikët, nuk është as garanci e nevojshme dhe as e mjaftueshme e një hapje të tillë. Unioni, thonë ata, është një shtrembërim që hap tregjet dhe flukset e emigrantëve brenda Evropës, ndërsa e ruan veten me xhelozi ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë.

* * *

I lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, projekti i integrimit evropian sononte ta bënte të pamundur luftën midis kombeve udhëheqëse të Evropës. Kjo do të arrihej duke i lidhur ato së bashku ekonomikisht dhe politikisht, në atë që duhet të shndërrohej në një shtet federal evropian. Kritikët e BE-së preferojnë të vënë në dukje se ky objektiv është tashmë i vjetëruar, dhe po kështu edhe debatet politike të viteve 1940 dhe 1950.

Siç është shprehur në mënyrë proverbiale L.P. Hartli, e kaluara është një vend i huaj – ata i bëjnë gjërat ndryshe atje. Por a është vërtet kështu? Ndoshta konfliktet ushtarake në Evropë janë me të vërtetë të paimagjinueshme – ndryshe nga 70, apo edhe 20 vjet më parë. Por duke lënë mënjanë çështjen e luftës dhe të paqes, edhe një vështrim i përciptë i të shkuarës së Evropës, na  tregon se koncepti i shteteve kombëtare sovrane ende të hapur, është një fantazi.

Pa kufizimet e vetë-imponuara mbi sovranitetin, të imponuara nga organet mbikombëtare si BE-ja apo Organizata Botërore të Tregtisë, periudhat e tregtisë dhe lëvizja e lirë të kapitalit në Evropë, do të qenë pa ndryshim jetëshkurtra dhe anemike. Kjo ishtë e vërtetë edhe në fundin e shekullit XIX-të, duke iu referuar nganjëherë si “Epoka e parë e globalizimit”.

Vërtetë, ajo qe periudha e shfuqizimit të Ligjeve Korn (1846) dhe Traktatit Kobden-Shevalje (1860), që liberalizuan tregtinë mes Britanisë dhe Francës. Ndalimi i importeve franceze u hoq dhe u zëvendësua me një tarifë që nuk i kalonte 30 përqind. Britania reduktoi në mënyrë dramatike tarifat mbi verën dhe filloi pranimin e shumë produkteve franceze. Traktati përfshinte një klauzolë të pakushtëzuar “të kombit më të favorizuar”, përmes të cilit dy vendet zotoheshin të zbatonin kushtet më të mira të mundshme për eksportet e tyre përkatëse. Traktati shkaktoi një valë liberalizimi të tregtisë në të gjithë kontinentin.

Disa shkurtime tarifore qenë të njëanshme, të bëra pa negociata ndërkombëtare dhe shumë herë pa shumë diskutime publike. Euroskeptikët e sotëm shpesh ballafaqojnë atë që ata e shohin si politikë të ”të drejtë” të liberalizimit të njëanshëm – i cili mbështetej tek rendi ekonomik ndërkombëtar i shekullit XIX-të – me “rrugët shumë të hidhura të negociatave shumëpalëshe dhe me negociatat e fundit dypalëshe” që çuan tek liberalizimi i tregtisë pas Luftës së Dytë Botërore.

E megjithatë, në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, marrëveshjet dypalëshe qenë duke u bërë instrument i zgjedhur për shumicën e ithtarëve të tregtisë së lirë. “Ajo që ndodhi në vitin 1860 qe se hartuesit e politikave, të cilët u përballën me një rezistencë në rritje për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë, vendosën të ndryshojë instrumentet e liberalizimit”-shkruan historiani ekonomik Mark Flandro. “Ata vendosën të shtyjnë axhendën jashtë parlamentit, drejt arenës diplomatike”.

Përhapja e marrëveshjeve dypalëshe dështoi. Edhe pse synoi të parandalojë trajtimin diskriminues të vendeve të veçanta, klauzolat e kombeve më të favorizuara shpesh i pengonin politikanët nga bërja e lëshimeve më të mëdha të përbashkëta, qëkur ato do të duhet të shtriheshin në të gjitha vendet. Rritja e tregtisë ndërkombëtare në fund të shekullit XIX-të nuk qe rezultat i politikave të tregtisë së lirë.

Për rrjedhojë, vendet evropiane – duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar – nuk ishin parajsa të tregtisë së lirë. Në vitet 1879 dhe 1892, Gjermania dhe Franca, vendosën tarifa të konsiderueshme mbi importin e një game të gjerë të mallrash bujqësore dhe industriale, duke i dhënë fund epokës së tregtisë së gjerë në kontinent.

Ndaj rritja e tregtisë ndërkombëtare në fund të shekullit XX-të, nuk ishte rrjedhojë e politikave të tregtisë së lirë. Globalizimi i dukshëm, ishte nxitur kryesisht nga rënia e kostos së transportit, përmirësimit të cilësisë së mallrave dhe zhvillimit të rrjeteve hekurudhore. Kjo uli çmimin e grurit të importit, ndërsa pronarët ushtruan presion ndaj qeverive që të ktheheshin tek proteksionizmi.

Vendet iu përgjigjën ndryshimeve të kushteve të tregut me një rritje të mëtejshme të tarifave. Evropa përjetoi gjithashtu mosmarrëveshje dhe luftërat tregtare të shpeshta gjatë kësaj periudhe. Në vitin 1904, Serbia u përpoq të ndërtojë lidhje të forta ekonomike me Francën dhe Bullgarinë, në vend të partneres së saj të vjetër Austro-Hungarisë. Në kundërpërgjigje, në vitin 1906, qeveria austriake mbylli kufijtë e perandorisë për importet serbe të mishit të derrit. ”Lufta e derrit”, sikurse u bë i njohur ai episod, ishte një ngjarje relativisht i padëmshëm, edhe duke marrë parasysh protagonistët.

* * *

Lufta e Parë Botërore krijoi të parën në një seri ndërprerjesh të mëdha në flukset tregtare. Gjatë luftës, edhe Mbretëria e Bashkuar braktisi qëndrimin e saj tradicionale të tregut të lirë në favor të kontrollit të importit dhe tarifave, të cilat u ruajtën pas luftës. Përpjekjet për të ringjallur çështjen e tregtisë së lirë në periudhën midis dy luftërave dështuan, pjesërisht për shkak të grackës që përmbanin klauzolat e kombit më të favorizuar. Kjo krijoi një problem të vështirë të veprimit kolektiv.

Në vend të tregtisë së hapur, vendet u prirën të korrnin përfitimet e marrëveshjeve tregtare të bëra nga vendet e tjera. Kësaj përzierje, shtojini Depresionin e Madh, të përkeqësuar nga politikat proteksioniste të qëllimshme të SHBA-së dhe më vonë të kopjuara nga vendet evropiane, të cilat përpiqeshin të ruanin këmbyeshmërinë e monedhave të tyre ndaj arit. Vëllimi i tregtisë ndërkombëtare ra me 40 përqind ndërmjet fillimit të Depresionit të Madh dhe fillimit të viteve ’30, duke e rikthyer tregtinë ndërkombëtare në nivelet e para Luftës së Parë Botërore.

Eksperianca para-BE e Evropës ofron pak mbështetje ndaj idesë se tregtia e lirë mund të lulëzojë në botën e komb-shteteve sovrane, të pakufizuar nga mekanizmat e qeverisjes ndërkombëtare si BE- apo OBT. As liberalizimi i njëanshëm, një ide e dashur e shumë liberalëve, as marrëveshjet dypalëshe nuk kanë forcën e mjaftueshme për t’ia kthyer mendjen politikanëve oportunistë drejt rikthimir të masave proteksioniste, edhe kur kjo bëhet politikisht e përshtatshme.

Presidenti Barack Obama u kritikua ashpër për shkak të paralajmërimit të bërë ndaj britanikëve se Mbretëria së Bashkuar do të jetë e fundit në radhë për një marrëveshje tregtare dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, nëse vendos të largohet nga BE-ja.  Ajo që ai duhej të kishte thënë, është se gracka e marrëveshjeve dypalëshe të tregtisë, nuk ka asnjë zëvendësim për shkallën e integrimit të tregut të ofruar nga tregu të vetëm të BE-së – dhe nga traktatet shumëpalëshe si TTIP. Për të kuptuar arsyen, është e rëndësishme të kuptohet se në dallim nga shekulli XIX-të, hapja ekonomike kërkon sot shumë më tepër sesa mungesën e tarifave apo kuotave.

Parimi i njohjes reciproke, i mishëruar në jurisprudencën evropiane në raste të tilla si Dassonville dhe Cassis de Dijon, siguron një mekanizëm jo të ndryshëm nga klauzola ndërshtetërore tregtisë në Kushtetutën e SHBA-së. Klauzola mundëson shitjen e produkteve në mënyrë legale në një vend anëtar, për të patur qasje në tregjet e çdo anëtari tjetër të BE-së. Parimi është përforcuar më tej nga Akti i Vetëm Europian, kryesisht një produkt i lidershipit britanik, i cili hapi rrugën eliminimit të barrierave rregullatore të tregtisë dhe investimeve.

Euroskeptikët që dëshirojnë të ruajnë të integruara tregjet e Evropës, ndërsa refuzojnë projektin politik evropian, janë duke u përpjekur të kenë tortën e tyre dhe të hanë në të. Në fakt, nuk ekziston asnjë mënyrë për të arritur integrimin më të thellë ekonomik, pa institucione për të mbikëqyrur dhe zbatuar rregullat e lojës. Mendimtarët kryesorë të lëvizjes të tregut të lirë e kuptuan këtë mjaft mirë.

Fridrih von Hajek kritikoi ashpër liberalët klasike të shekullit të XIX-të se nuk e kuptuan “që arritja e një harmonie të njohur të interesave, ndërmjet banorëve të shteteve të ndryshme, ka qenë e mundur vetëm brenda kuadrit të sigurisë ndërkombëtare”. Në këtë kuadër, Hayek parashikonte krijimin e një federate ndërkombëtare në Evropë duke shfuqizuar sovranitetin kombëtar, të cilin e pa si një “plotësim të nevojshëm dhe konsumim logjik të programit liberal”. Përderisa shohin të mirat e hapjes ekonomike, Euroskeptikët e sotëm do të bënin mirë të reflektonin mbi fjalët e Hajekut – dhe mbi historinë e turbullt të proteksionizmit dhe nacionalizmit ekonomik në Evropë.

Shënim: Dalibor Rohac është studjues në American Enterprise Institute. Ky artikull është përshtatje nga libri i tij i ri, “Drejt një unioni jo të përkryer: Një rast konservator për BE-në”.

“Politico.eu” – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button