Bota

Presidencialet e SHBA / Si rrezikon të humbasë Hilari Klintoni?

Screen Shot 2015-10-13 at 2.22.48 PM

Ekspertë të njohur amerikanë, flasin mbi shanset që ka ish-zonja e parë e SHBA-së për të shkuar sërish në Shtëpinë e Bardhë, por këtë herë si presidente. Skandali me adresën private të e-mailit duket se ka zbehur disi shanset që pak muaj më parë cilësoheshin të padiskutueshme

“Politico.Eu”

“Nëse një kandidat ka qenë ndonjëherë i pashmangshëm – për emërimin në garën presidenciale – sot ajo është zonja Klinton”- shkruante Nejt Kon në gazetën “The Neë York Times” në fillim të këtij viti. “Hilari ka shanse, por nuk është më e kandidatja e pashmangshme”- replikoi Dejvid Horsej në “Los Angeles Times” pak muaj më më vonë.

Kompania e famshme mbi sondazhet zgjedhore “Nate Silver”, vlerësoi se Klinton ka 85 përqind mundësi për të fituar emërimin e Partisë Demokrate. “PredictËise”, e cila sintetizon të dhënat nga anketuesit dhe tregjet e ndryshme të basteve, i jep aktualisht Klintonit një shans 69 përqind për të fituar emërimin e Partisë Demokratike, dhe një shans prej 42 përqind për t’u zgjedhur presidente.

Ajo ka shanset më të mira për t’u betuar në 20 janar 2017 se kushdo tjetër në këtë garë (Xho Bajden dhe Xheb Bushi kanë nga vetëm 12 përqind secili).

Nuk mund të mohohet se Klinton ka shanse të mira për t’u bërë presidenti i 45-të i Amerikës. Por probabiliteti i saj i lartë për të fituar ngre pyetjen:Si mund të humbasë Klintoni? Teksa demokratët përgatiten për të debatuar në Las Vegas – testi i parë i vërtetë i temperamentit të kandidatëve – revista Politico mori në pyetje disa ekspertë, të cilët në mënyrë të përmbledhur kanë përmendur rreziqet që mund të minojnë për herë të dytë synimin e Hilarit.   

1. Xhef Grinfilld, analist politik amerikan, fitues 5 herë i një çmimi televiziv për këtë kategori:

Duke lënë mënjanë “pikat e errëta” – sëmundja, lëndimet, kriza familjare, skandali i e-maileve private – ajo humbet nëse shumë demokratët mbërrijnë në përfundimin, se ajo s’mund të fitojë dot në përballjen e madhe. Nëse është ende e vërtetë se “Partia vendos”, dyshimet që rriten në mesin e “partisë” do t’i japin sfidantit të vetëm të besueshëm, Xho Bajdenit, një argument bindës se ai duhet të hyjë në garë.

Nëse kthehemi pas në presidencialet e vitit 2008, një nga faktorët që më vonë nuk e mbajt mend por në fillim ishte jetik, ka qenë gatishmëria e grave të shquara demokrate – Guvernatoret Napolitano, Sebelius, senatoret Mekskill dhe Karolin Kenedi – për të mbështetur Obamën në garën me Klintonin. Nëse ndjesia “Unë e dua atë, por ajo s’mund të fitojë”, arrin deri në pikën që karta gjinore bëhet më pak e rëndësishme, kjo mund të jetë fatale. Ajo mund të humbasë ajo në nëntor?

Duke huazuar një shprehje të Donald Ramsfeld, këtu ka shumë të panjohura “të njohura” – drejtimi i ekonomisë, shkalla e aprovimit ndaj Obamës, besimi i konsumatorit, krizat ndërkombëtare – dhe ndoshta edheçështje më thelbësore:kush do t’ia dalë?

Supozohet se demokratët kanë gëzuar një avantazh të madh në vitet presidenciale, sepse votuesit e “tyre” – zezakët, hispanikët, votuesit të rinj – nuk I lanë në baltë as herën e fundit. Por gjatë 8 viteve të fundit a kanë qenë ata ekonomikisht të sjellshëm me votuesit e rinj? (Ata e votuan për Obamën në vitin 2012 me një diferencë të reduktuar.) A do të ketë një pjesëmarrje më të lartë zezakësh në votime sesa të bardhët, siç bënë në vitin 2012, në rast se një afro-amerikan nuk ka vëmendjen e duhur? Dhe a mund të humbasë Klintoni mbështetjen e të bardhëve me një diferencë edhe më të madhe se Obama? Numrat e deritanishme thonë se kjo mund të ndodhë.

2. Stefani Kater, zv.menaxhere e fushatës presidenciale 2012 të Barak Obamës.

Është e vështirë të parashikohet se si Hilari Klintoni mund të humbasë nominimin. Ajo mori mbështetje të madhe në parti, dhe mblodhi mjaft fonde për të organizuar si duhet garën primare. Berni Sanders duhet të merret seriozisht, por jo me tepëri, ngase ai tenton pa sukses ta shtyjë Klintonin më në të majtë.

Ajo duhet të qëndrojë në terrenin e saj, me historinë dhe besimet e veta, ndërsa debatet televizive do të jenë testi i vërtetë për të. Votimet kanë të bëjnë me zgjedhjet, dhe për aq kohë sa Hilari bën një zgjedhje mbi të ardhmen tonë ekonomike, atëherë ajo do të fitojë zgjedhjet presidenciale. Republikanët duhet të mbajnë kryesimin në 4 shtete që Obama i fitoi dy herë.

Këto shtete po sillen elektoralisht ndryshe në çdo cikël zgjedhor, dhe nuk ka asnjë republikan të nivelit të lartë që nuk është në anën e gabuar të çështjeve si emigracioni, martesat e homoseksualëve, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i klasës së mesme. Kjo do të ketë peshën e vet, nëse zgjedhjet realisht do të kenë të bëjnë me çështje jetike dhe me jo e-mailet apo serverat.

3. Xhonatan Bernshtajn, shkencëtar politik dhe opinionist në “BloombergVieë”:

Hilari Klinton duket se e ka fituar mbështetjen e aktorëve kryesorë në Partinë Demokratike – dhe për këtë arsye edhe nominimin muaj më parë. Nuk ka prova deri tani për ndonjë ndryshim, dhe do të duhet të ndodhë diçka katastrofike, që të zhvlerësojë nominimet që ajo tashmë ka fituar.

Po, entuziazmi në mesin e disa demokratëve për Berni Sanders është i vërtetë, por jo aq real sa përkrahja në fushatën e vitit 2004 për Hauard Dinin, i cila në fund arrtit të fitojë ne vetëm një

shtet. Nëse diçka e papritur i ndodh Klintonit, Xho Bajden  e ka pozicionuar veten mirë në rolin e dublantit.

Sa për zgjedhjet e përgjithshme, kandidatët nuk janë aq të rëndësishëm sa janë çështje themelore si gjendja e ekonomisë, nëse njerëzit mendojnë se presidenti po bën një punë të mirë dhe (ndoshta) bashkë me disavantazhin e vogël për një parti pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë.

Deri vjeshtën e ardhshme, ne ndoshta do të kemi kaluar nëpër tri ose më shumë cikle të skandaleve të Hilari Klintonit, për të cilat republikanët dhe disa njerëz në media do mendojnë me siguri se ajo do të nxirret jashtë loje, por në realitet, votuesit do të preken shumë më tepër nga fakti nëse vlera e çeqeve të tyre është apo jo e qëndrueshme. Deri më tani, zgjedhjet e përgjithshme ndoshta favorizojnë disi me tepër republikanët.

4. Kerri Shefilld, bashkëpunëtor në revistën “Forbes” dhe publicist në “Opportunity Lives:

Sondazhet tregojnë hyrja në garë e Xho Bajdenit, dëmton ekskluzivisht vetëm Hilari Klinton – Berni Sanders mbetet pothuajse i paprekur. Bajden zotëron shumë nga aftësitë fine të cilat Klintonit i mungojnë në publik:karizma, humori dhe aftësia dhe identifikimit me kategori të ndryshme votuesish.

Ai mund të shfytëzojë edhe dashamirësinë e mediave rreth tij, duke u hedhur në këtë garë për të përmbushur amanetin e djalit të tij që humbi jetën pak muaj më pare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Nëse do të futet të garë, Bajden ka të ngjarë të trashëgojë pjesën më të madhe të ekipit organizativ të Obamës, çka i garanton atij një infrastrukturë të sofistikuar të fushatës. Skizma partiake Obama-Klinton është e njohur, si një përleshje mes gardës së vjetër dhe të re, të majtëve të moderuar kundër të majtëve më ekstremë. Klintoni mund të humbasë, nëse ajo nuk arrin dot të frymëzojë stafin e saj, për të shmangur me sukses sfidën e Bajdenit.

5. Lerri Sabato, drejtor i Qendrës për Politikat në Universitetin e Virxhinias dhe Kajli Kondik, kryeredaktor i “Sabato’s Crystal Ball”.

Në politikë mund të ndodhë çdo gjë. Favoritët më të mëdhenj kanë humbur – jo shpesh, por të paktën aq shpesh sa edhe fenomeni i Superhënës. Vetëm në krahun e Partisë Demokratike, kujtojmë fushatën e vitit 1972, kur Ed Muski ishte një favorit për për nominimin presidencial, sikurse Hilari Klinton në vitin 2008.

Pra, ne të gjithë mund të ndërtojmë skenare anti-Hilari për vitin 2016. Ajo mund të përballet me aktakuza apo probleme shëndetësore ose me barrën e akumuluar të dy dekadave në krye të instancave të larta të pushtetit në SHBA. Por avantazhet e kësaj herë të Klintonit – organizimi, mbështetja nga drejtuesit kryesorë të partisë dhe shansi i saj unik për të bërë histori – janë të jashtëzakonshme.

Ne ende vëmë bast, se ajo mund të bëhet flamurtarja e parë e një gruaje në postin më të lartë  në vend, madje edhe nëse Xho Bajden futet në garë, ndërsa sigurisht që ka më tepër shanse nëse ky i fundit nuk e bën këtë. Nëse përkundër gjithë kësaj, Klinton gjithësesi humb, ajo me sigurdo të ketë shpërdoruar disa nga avantazhet më të mëdha që asnjë para saj nuk ka patur në një garë të tillë.

Zgjedhjet e përgjithshme janë një histori tjetër:Ato janë një lojë e askujt, në varësi të tekave të ekonomisë, ngjarjeve botërore, dhe natyrisht zgjedhjes së dy partive në zgjedhjet paraprake.

Ideja se Klintoni ka qenë përherë e preferuar për garën finale është e pabazë:Përderisa ka trende demografike që lëvizin në favor të demokratëve, nuk është e qartë nëse ajo mund t’i shfrytëzojë sikurse ia arriti Barak Obama, dhe duhet të përballet me një dëshirë të përgjithshme për ndryshim pas 8 vitesh të një presidenti demokrat, në një mjedis politik që mund por edhe s’mund të jetë i favorshëm ndaj saj.

Marrë me shkurtime – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button