Bota

PRESIDENTET E FRANCES / De Gaulle (1958-1969), babai i Atdheut

Charles De Gaulle, babai i atdheut, anëtar i rezistencës ndaj nazizmit, komandant i trupave që hynë në Parisin e çliruar në gusht të vitit 1944, është zyrtarisht presidenti i 18-të i Republikës Franceze, por është i pari i zgjedhur pas reformës së vitit 1958. Gjenerali ishte kthyer në modë, pas dështimeve të politikës koloniale të Parisit në Indokinë dhe Algjeri, dështime të ardhura edhe nga paqëndrueshmëria e thellë e kuadrit politik kombëtar. Prej aty lindi reforma që i jep më shumë pushtet qeverisë dhe presidentit të zgjedhur nga populli. De Gaulle u zgjodh në dhjetor të vitit 1958 me 78% të votave. Shtatë vitet e para u shenjuan nga fundi i luftës algjeriane dhe referendumi që forcoi më tej kompetencat e Elysee (1962); mandatin e dytë De Gaulle mundi François Mitterrand, dhe trajtoi trazirat sociale që lindën me majin francez. Humbi një referendum për reformën e vetëqeverisjes lokale dhe dha dorëheqjen para kohe, më 28 prill 1969. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button