Your Life

Prindërit tanë kanë një rëndësi shumë të madhe për mënyrën si i rrisim fëmijët tanë

“Origjina sigurisht që ka rëndësi, ne mund të mësojmë kaq shumë nga gjestet e prindërve tanë. Prindërit e mi kanë qenë përherë xhentilë, si mami dhe babi, me ne fëmijët. Janë kujdesur për gjithçka dhe këtëkujdes na e transmetonin edhe neve. Pra, kam pasur një shembull të mirë dhe besoj se të njëjtin shembull po e transmetoj edhe tek fëmijët e mi.

Është e vështirë të jesh një prind i mirë, nëse duhet ta krijosh çdo gjë nga fillimi. Unë mund tëmbështetem tek ajo që kam mësuar prej prindërve të mi, madje jua kam thënë atyre se sa me fat ndihem që kam pasur prindër si ata. Edhe ata gjithashtu ma kanë shprehur sa me fat janë ndjerë që kishin dy fëmijë si unë dhe motra ime. Në fazën e parë të jetës së fëmijës tënd, ti je arsyeja e vetme e jetesës së tij. Më pas, kur fëmija rritet, fillon të bëjë zgjedhjet e veta në jetë dhe ti mundesh thjesht t’i shoqërosh nërrugën e jetës”. – Luca Argentero

Mënyra se si rritemi nga prindërit tanë, përcakton mënyrën se si ne do t’i rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë. Gjithçka shkon zinxhir, pasi sado të mësosh në jetë, mënyra se si je rritur ka një ndikim shumë tëmadh mbi mënyrën se si do t’i rrisësh pasardhësit e tu. Kjo gjë nënkupton jo vetëm shembullin e mirë, por edhe atë jo të mirë. Nëse jemi rritur në një ambient jo fort të mirë, mund ta kuptojmë se nuk duhet tësillemi njësoj me fëmijët tanë, pasi kurrsesi nuk do të donim që ata të përjetonin çfarë kemi përjetuar ne. Me pak fjalë, prindërit tanë kanë një rëndësi shumë të madhe për mënyrën si i rrisim fëmijët tanë.

Back to top button