Horizonti.al

Probleme të mendimit dhe paradokse të lashta: Dërrasa e Karneadesit

Screen Shot 2016-08-17 at 14.00.14

Karneadesi ishte një dijetar grek i lindur në Kirena rreth vitit 214 P.E.S. Gjatë kohës që përfaqësonte interesat e Athinës në Romë, ai shkroi gjerësisht mbi idetë e tij mbi drejtësinë. Karneadesit i njihet zakonisht autorëzia e gjëegjëzës së dërrasës (edhe pse ajo mund të ketë qenë fillimisht formuluar nga një prej bashkëkohësve të tij). Skenari përshkruan dy njerëz të mbijetuar, por të humbur në det. E vetmja gjë që ka mbetur nga anija e tyre, është një dërrasë e vetme prej druri.

Ata të dy notojnë me shpejtësi drejt saj, duke e ditur se është mundësia e tyre e vetme për të mbijetuar. Në një variant të historisë, ata e mbërrijnë dërrasën në të njëjtën kohë. Njëri e shtyn tjetrin tej dhe shpëton veten e tij. Në variantin tjetër, njëri nga dy burrat ka hipur mbi dërrasë, ndërsa tjetri e shtyn atë dhe e mbyt për të shpëtuar veten. Sido që të jetë, personi mbi dërrasë në fund të fundit ia del të shpëtojë. Ai mund të gjykohet ai për shkak se ka marrë një tjetër jetë njeriu për të shpëtuar veten e tij, apo është domosdoshmërisht një justifikim i vlefshëm? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button