Enigma

Probleme të mendimit dhe paradokse të lashta: Njeriu pezull – shpirti dhe intelekti

Screen Shot 2016-08-07 at 18.41.24Mjeku dhe filozof islamik Ibn Sina (i njohur edhe si Avicena), shkroi gjerësisht për shpirtin dhe intelektin, në mesin e shumë temave të tjera. Puna e tij, krijoi bazën për filozofinë evropiane për shekuj me rradhë pas vdekjes së tij në shekullin XI-të. Në punët e Sinës mbi konceptin e vetes dhe identitetit vetiak, ai shtron një pyetje që u bë e njohur si Njeriu Fluturues ose Njeriu Lundrues: Një njeri është krijuar të endet pezull në ajër, apo në një substancë që e izolon plotësisht atë nga ndjesia fizike. Krahët dhe këmbët e tij nuk prekin njëra-tjetrën, dhe as ndonjë gjë tjetër. Sytë e tij janë gjithmonë të mbyllur, është plotësisht qetësi, dhe ai nuk merr asnjë të dhënë ndijore. A arriti të njohë ende ekzistencën e tij dhe konceptin e vetes, pa qenë në dijeni tër ekzistencës së një forme fizike? Çfarë do të thotë ideja e një shpirti të pavarur e të pavdekshëm? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button