Bota

Problemi gjatë kësaj krize, ka qenë më tepër mungesa se sa prania e BE-së

Screen Shot 2016-03-14 at 19.53.40

Philip Stephens

Problemi gjatë kësaj krize, ka qenë më tepër mungesa se sa prania e BE-së. Edhe euroskeptikët më të thekur fajësojnë eurokratët e Brukselit për luftën sektare në Lindjen e Mesme, dhe konfliktin e murtajën në Afrikën sub-Sahariane. Sa për reagimin, ai ka qenë tërësisht i nxitur nga qeveritë kombëtare dhe jo institucionet e Brukselit.

Ndarjet janë ndërmjet atyre që duan të tregojnë bujari ndaj refugjatëve, dhe atyre që duan të mbyllin kufijtë e tyre, ata që janë të kënaqur me shoqëritë multi-etnike dhe atyre me një përkufizim më të ngushtë të kombësisë, mes perëndimit dhe lindjes së kontinentit, si dhe ndërmjet veriut dhe jugut. Sa më shumë që shumica e vendeve të BE-së treguan një gatishmëri për të ndarë sovranitetin, kontrolli i kufijve kombëtarë mbetet një çështje nevralgjike – madje edhe brenda zonës së Shengenit.

Shengeni qe një ndërtim i projektuar për kohëra më të mira, për lehtësimin e udhëtimit ndër-evropian, në një epokë kur fluksi i emigracionit nga jashtë ishte shumë më i vogël. Përgjigja më e mirë tani do të jetë evropeizimi i problemit:kufijtë e jashtëm të BE-së kërkojnë mbikëqyrje nga një autoritet të vetëm, ndërsa stimujt për të bindur emigrantët të qëndrojnë në rajonet e tyre, kërkojnë një përpjekje kolektive.

Por kjo nuk do të ndodhë. Pra, rifitimi i kontrollit kërkon një koalicion të vullnetit, të varur nga bujaria e Gjermanisë në marrjen e një numri shporporcional emigrantësh, si dhe mbajtur një pjesë të madhe të kostos financiare për të forcuar kufijtë e jashtëm. Edhe diçka. Evropa është një komunitet vlerash – diçka e harruar nga shumëkush gjatë kësaj krize./ FT – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button