Your Life

Problemi i motivimit: Një mësim i shkak-pasojës tek pilotët izraelitë

Në vitin 1960, psikologu fitues i çmimit Nobel, Daniel Kahneman mbajti një ligjëratë para një ekipi instruktorësh fluturimi të Forcave Ajrore izraelite në lidhje me vlerën e përforcimit pozitiv (shtimi ose përforcimi i stimulimit pas një sjelljeje të caktuar, që e bën më të mundshme që kjo sjellje të përsëritet në të ardhmen). Duke propozuar se përforcimi pozitiv prodhonte pothuajse gjithmonë rezultate më të mira, ai pa që instruktorët e përqeshnin idenë. Përvoja e tyre ishte krejtësisht e kundërta, e konfirmuar edhe nga vitet e eksperiencës.

Instruktorët ishin përpjekur të ishin pozitivë dhe nuk u kish bërë punë. Kur ata kanë përdornin përforcimin pozitiv, rezultatet në fakt ishin më keq. Pas performancave të këqija, kur ata përdornin kërcënime dhe qortime normale ushtarake, instruktorët kishin parë që pilotët përmirësoheshin pothuajse gjithmonë të nesërmen. Kështu që, sugjerimi i Kahneman ishte e kundërta e çdo gjëje që instruktorët kishin përjetuar.

Iluzionet e fatkeqësisë

Ju mund të pyesni, kush do të debatonte me rezultate të tilla, në dukje përfundimtare? Megjithatë Kahneman mundej, për shkak se ai kishte të drejtë. Ai tregoi se veprimet e instruktorëve nuk ishin shkaku i rezultateve të pritura, dhe në fakt, këto veprime nuk ishin shkaku i asgjëje. Ajo që instruktorët po raportonin, ishin thjesht një rast regresioni ndaj mjetit.

Pilotët luftarakë ishin në majë në fushat e tyre, shumë të përkushtuar dhe të motivuar, por ata ishin njerëz si gjithësecili prej nesh, e kshtu ishin të prirur që të kishin ditë të mira dhe ditë të këqija. Mesatarisht, ata ishin shumë mirë. Kur njëri kishte një ditë të keqe nën normë e tij, thjesht probabiliteti tregonte se e nesërmja kish të ngjarë që të ishte më e mirë. Nga ana tjetër, kur dilte edhe mbi normën e tij, regresionit funksiononte, dhe si probabiliteti do të tregonte se pritej që të dilte keq të nesërmen.

Fakti që instruktorët u bërtisnin në fytyrë, ose vlerësonin përpjekjet e tyre kishte pak të bënte me punën e tyre në të ardhmen. Pilotët thjesht kishin ditë të mira dhe ditë të këqija. Por reagimet pozitive krijonin shumë më pak stres, se sa reagimet negative, gjë që ishte një aset i fuqishëm, në një mjedis shumë stresues.

Ajo që besonin instruktorët bazohej tërësisht në një supozim të rremë mbi shkakun dhe pasojën. Të gjithë ne duam të supozojmë se e dimë kuptimin e gjërave, sidomos kur duken krejt të qarta. Megjithatë, shpesh në jetë gjërat janë më të thella nga sa vëmë re ne.

Si ka thënë shkrimtari i famshëm anglez, Aldous Huxley…

“Njeriu është kaq inteligjent, saqë ndihet i detyruar të shpikë teori për të shpjeguar ato që ndodhin në botë. Fatkeqësisht, nuk është aq inteligjent sa duhet, që në shumicën e rasteve, të gjejë shpjegimet e duhura…”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button