Shkence

Prodhohet proteza e krahut me ultratinguj

Së fundmi shkencëtarë kanë bërë të mundur ëndrrën e mjera muzikantëve pasi kanë krijuar një protezë të veçantë për të gjithë muzikantët me probleme me gjymtyrët. Një tip i ri proteze ka lejuar një muzikat që të luajë përsëri në piano.

Jason Barnes, i cili humbi një pjesë të krahut të tij të djathtë në një aksident pune pesë vjet më parë, është pajisur me një krah prostetik të dizenjuar nga studiuesit e Georgia Tech. Krahu protezë i jep mundësi Barnes që të ketë kontroll në secilin prej gishtave. Duke dalluar nga protezat e tjera, paisje e re mundësohet nga sinjale ultratinguj që zbulojnë se çfarë lëvizjesh një person dëshiron të kryejë.

28-vjeçari ka humbur parakrahun në vitin 2012, megjithatë ka ende muskuj në gjymtyrën e tij që kontrollojnë gishtat. Duke bashkangjitur një sondë ultratinguj tek proteza e re, studiuesit ishin në gjendje të shihnin se si lëviznin muskujt e Barnes kur përpiqej të lëvizte një gisht të caktuar.

Më pas ata i ‘ushqyen’ këto lëvizje në një algoritëm, i cili ishte në gjendje të përcaktonte qëllimin e lëvizjes më shpejt. “Duke përdorur këtë teknologji të re, krahu mund të zbulojë se cilin gisht dëshiron të lëvizë, edhe nëse nuk kanë gishta,”-tha Gil Ëeinberg, profesor Georgia Tech College.

Leave a Reply

Back to top button