Në një pjesë të librit “Profecitë” të Nostradamus, autori shkruante se “lufta e madhe do të nisë nga Franca”.
“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. Më në fund do të vijë paqja por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruan Nostradamus.
Pas ngjarjes së Parisit fjalët e Nostradamus të fusin të dridhurat. Frika që ekziston në europë është e dukshme dhe çdo vend është i trembur se mund të jetë objektivi i ardhshëm i ISIS.
Nga profecitë e tij flitet edhe për një sulm të mundshëm mbi Romën.
“Kuajt e kozakëve do të pijnë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke zhdukur qytetin. Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje</em>”, shkruante Nostradamus.
Ai vazhdon më tej parashikimin e tin ogurzi.
“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmujëra dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë”</em>, shkruante Nostradamus.
Është e vërtetë që këto fjalë janë shkruar pesë shekuj më parë por duke parë ngjarjet e fundit rezultojnë gjithmonë e më shqetësuese.