Motivuese

Propozime për mira për 2019-ën. Ndryshojeni kështu jetën tuaj për mirë!

Mjafton shumë pak për të ndryshuar stilin tonë të jetesës dhe për të qenë më të lumtur e të kënaqur. Ja disa këshilla për këtë vit

Le të fillojmë 2019 me një buzëqeshje dhe mos mendojmë shumë për gjërat që nuk bëmë vitin e kaluar, sepse gjithmonë do të jetë kështu. Edhe dëshirat e mira për vitin e ardhshëm nuk do të jenë të arritshme, ndoshta, por, të paktën, le të mendojmë për to.

Viti i Ri është gjithmonë koha e duhur për të vendosur se si të përmirësohet jeta jonë. Dhe duhet shumë pak.

Provoni dorën tuaj me disa punë që bëhen vetë

Shtëpia jonë nuk është kurrë në rregull, gjithmonë ka diçka për të rregulluar. Ja pra që midis objektivave të vitit të ardhshëm mund të vendosim disa punë të bëra vetë.

Nuk ka nevojë për të rregulluar çdo gjë në janar, por më mirë planifikojmë nga një detyrë që të bëhet çdo muaj, e kështu të ndjehemi më produktivë, pa humbur gjithë qëllimin.

Në fakt, nëse planifikojmë mirë punën tonë shtëpiake, do të mund të organizojmë, për shembull, raftin e këpucëve, dollapin apo gardërobën, në kohën e lirë gjatë gjithë javës.

Të kufizojmë përdorimin e celularit

Përdorimi i tepruar i celularit mund të stresojë edhe më shumë jetën tonë të përditshme. Gjëja më e mirë për të bërë vitin e ardhshëm është kufizimi i përdorimit të internetit.

Për shembull, ne mund t’i heqim miqtë e Facebook që nuk i ndjekim më, të fshijmë llogaritë e Instagramit që nuk na interesojnë më.

Të pastrojmë dhe fshijmë, për shembull, të gjitha emailet personale të palexuara vitin e kaluar dhe të përdorim telefonin inteligjent vetëm nëse është e nevojshme.

Të eksperimentojmë në kuzhinë

Edhe nëse nuk jemi të mirë në gatim, vitin e ardhshëm mund t’ia kushtojmë kohën e lirë gatimit të gjellëve të veçanta. Ne mund të përdorim përbërës të shëndetshëm për të krijuar gjellët e shijshme dhe të shëndetshme në të njëjtën kohë. Një mënyrë e mirë për të provuar dhe për të humbur peshë duke u argëtuar në kuzhinë.

T’i kushtojmë më shumë kohë leximit dhe një filxhani kafe

T’ia kushtojmë 2019 relaksimit tonë, për shembull duke lexuar më shumë libra. Por ne mund të përfitojmë edhe nga momentet boshe. Nëse shkojmë në punë me transport publik, mund të lexojmë në rrugë. Ndonjëherë mund të kalojmë vetëm drekën tonë, duke lexuar një libër dhe duke shijuar një kafe në paqe.

Të guxojmë më shumë

Nëse ne duam të ndryshojmë jetën tonë në 2019, të përpiqemi të bëjmë atë që gjithmonë kemi dashur të bëjmë. Nëse është një qytet që ne do të dëshironim të vizitonim ose një aftësi që do të donim të provonim, Janari është koha e përkryer për ta bërë këtë.

Të prenotojmë biletën, të regjistrohemi për një kurs degustimi apo klasë yoga. Nëse pastaj nuk do të shkojmë, të bëjmë durim, por të paktën le ta provojmë.

MeB

Leave a Reply

Back to top button