Horizonti.al

Pse besojmë automatikisht atë që shohim, dëgjojmë dhe lexojmë

Ne të gjithë kemi vullnet të lirë, apo jo? Përveç kësaj, jemi padyshim krijesat më inteligjente në planet. Ka të ngjarë që para se gjykojmë mbi një situatë, të peshojmë të gjitha pro-të dhe kundra-t. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Ne besojmë automatikisht çdo gjë që na thuhet. Kjo dukuri njihet si Të Menduarit Automatik.

Por pse besojmë automatikisht atë që shohim? Një studim i kohëve të fundit, thotë se kjo ndodh për shkak se jemi dembelë. Studimi zbuloi për shembull se ndjeshmëria ndaj lajmit të rremë, nxitet nga përtacia. Ndërda hulumtimet e mëhershme, sugjerojnë se shkaku është lodhja.

Por është më shumë se sa kaq. Ne duhet të marrim vendime të menjëhershme në jetë. Dhe për shkak se instinktet tona na nxisin, ne mbështetemi mbi përvojat e kaluara. Ndërsa duhet të reagojmë shpejt, ka kuptim të besojmë atë që shohim dhe dëgjojmë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button