Enciklopedike

Pse bumerangu kthehet pas?

Screen Shot 2015-03-28 at 10.28.18

Për shkak të dy fenomeneve të lidhura me profilin e teheve, me një skaj rrethor që hollohet për nga jashtë. I pari lejon objektin të mbetet në ajër mjaftueshëm gjatë për të plotësuar trajektoren. Kjo ndodh për arsye se, kur bumerangu rrotullohet ndaj vetes së vet, në pjesën e sipërme dendësia e ajrit është më e vogël në krahasim me pjesën e poshtme dhe “vala” e mban në fluturim objektin. Nga profili i krahut varet edhe fenomeni i dytë, trajektorja vijërrethore. Siç ndodh për avionët, krahu përcakton një shtytje pingule me planin e tij. Bumerangu lëviz në pozicion të pjerrët, e shtytja e bën pastaj të lëvizë horizontalisht.

Leave a Reply

Back to top button