Motivuese

Pse dhe si duhet të kujdeseni për paqen tuaj të brendshme. Eshtë e rëndësishme

Ata që kultivojnë paqen e tyre të brendshme transmetojnë qetësi tek pjesa tjetër e botës. Pse? Sepse mendja është si uji: kur është i qetë ai reflekton bukurinë e mjedisit të vet. Megjithatë, kur është i trazuar, nuk ka rëndësi se çfarë ka përpara: nuk do të jetë në gjendje ta pasqyrojë atë.

Dhe e njëjta gjë ndodh me ne njerëzit: nuk mund t’i edukojmë mirë fëmijët tanë, nëse kemi humbur qetësinë gjatë rrugës. Ne nuk mund të bëjmë madje një jetë të shëndetshme ose të lidhemi me të tjerët, nëse ka një stuhi brenda në mendjen tonë.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të kujtojmë se paqja e brendshme është një nga pasuritë më të mëdha që mund të zotërojë njeriu. Kjo nuk do të thotë se duhet të durojmë të gjitha gjërat me durim të pafund, deri sa të shpërthejmë: marifeti qëndron në asgjësimin e pritshmërive të jashtme, duke respektuar atë që ne vetë duam.

Duke kënaqur vullnetin tonë dhe duke lënë mënjanë atë që na rëndon, do të arrijmë paqen e brendshme të shumëpritur. Mos harroni se dashuria për veten ka një kufi të quajtur dinjitet dhe në të nuk mund të pranohen truke. Askush nuk është aq i rëndësishëm saqë t’i lejojë vetes ta hidhërojë jetën tuaj.

Leave a Reply

Back to top button