Bota

Pse do të votoj që Britania të qëndrojë në Evropë

britain europe

BE-ja ka dështimet e saj, por ndërkohë ajo siguron stabilitet për demokracitë e reja dhe e mban mbretërinë tone të bashkuar – do të ishte çmenduri që ne të largoheshim

Nga William Hague

“Daily Telegraph”

Në Downing Street vitin e kaluar, isha bashkë me Dejvid Kameronin dhe Xhorxh Osbornin duke dëgjuar një përmbledhje të gazetave të asaj dite, kur na u tha se në një artikull ishte shkruar se unë mund të isha komisioneri i ardhshëm i britanisë në BE. Në kohën e shumë çështjeve të zymta, ky lajm shkaktoi një moment gazmor të mirëpritur – kolegët e mi e dinin se gjasat që unë do të doja të shkoja në Bruksel dhe punoja në zemër të burokracisë të BE-së, ishte pothuajse të njëllojra, si të më dërgoje vullnetar të pastroja rrugët në Timbuktu.

Qartazi, disa gazetarë e kishin keqinterpretuar gatishmërinë time për të punuar me institucionet e BE-së, ndërsa unë isha Ministër i Jashtëm, me simpatinë sipas tyre të mjaftueshme për t’u bashkuar me ta. Dhe unë jam pyetur shpesh mbi këtë çështje ndër vite, kur kam patur takime dhe negociata të rëndësishme në BE-së, të cilat më bënë më pak euroskeptik, sesa 15 vjet më parë kur ndërmora një fushatë në mbarë britaninë me moton “Shpëtoni Paundin!”.

Përgjigja për këtë është “jo”, përderisa lidhja e ngushtë me organet qëndrore të Bashkimit Evropian nuk bën asgjë për të krijuar entuziazëm tek ta. Vetë Komisioni, në përgjithësi institucioni me performancën më të mirë, do të mund të përfitojë nga shkurtimet e shpenzimeve dhe masat e ashpra të kursimit, që i janë nënshtruar shumica e qeverive kombëtare.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka shtyrë kufijtë e traktateve, dhe është e aftë të imponojë një barrë të rëndë mbi bizneset, çka përbën një shkëputje nga realiteti. Sa për Parlamentin Evropian, ai nuk garanton përgjegjshmërinë e duhur demokratike, për arsyen e thjeshtë se shumica e votuesve në të gjithë Evropën nuk i marrin seriozisht zgjedhjet për këtë institicion, dhe zakonisht s’janë të vetëdijshëm për identitetin e deputetëve të tyre. Nuk është e mundur të jesh llogaridhënës dhe anonim në të njëjtën kohë.

Rezultati është se BE-ja tashmë është diçka e largët, e shtrenjtë dhe me një tepri rregullash. Kontinenti që mirëpret muzikën e Salzburgut, verën e Bordosë, artin e Firences dhe arkitekturën së Parisit, ka arritur disi të riprodhojë ndërtimin e Justus Lipsius në Bruksel, ku Këshilli i Ministrave takohet në dhoma pa dritare, të zbrazura nga çdo meritë e projektimit, kënaqësisë estetike, apo shansit për t’u parë si një përfaqësues i publikut.

Në rast se do të ishte ndërtuar me qëllimin e të veçantë, të heqjes nga jeta të çdo mendimi shpresëdhënës ose frymëzues, ndërtuesit s’mund të kishin bërë dot një punë më të mirë. Edhe më shqetësues, është fakti se disa nga projektet më të dashura të BE-së gjenden në telashe të mëdha – zona Shengen po rënkon nga pesha e emigrantëve të rinj, ndërsa euro gjendet në telashe për shkak të metave që ishin të dukshme që në fillim. Tashmë është legjitime pyetja nëse BE-ja mund të mbijetojë në formën e tanishme, gjatë 2 apo 3 dekadave të ardhshme.

Është koha për zhvillimin e një debati të fuqishëm mbi këtë çështje. Deri më tani, ajo që kam shkruar më lart, do të brohoritej nga miku im i vjetër Liam Foks, i cili e mbron daljen nga unioni, nga kolegët e vjetër të kabinetit, të tunduar për t’u larguar nga BE në fushatën e referendumit të ardhshëm, dhe madje edhe nga Najxhëll Fareixh, pasi ai është tronditur nga zbulimi se një rebel që i bashkohet një pale tjetër, thjesht bëhet një rebel për anën tuaj.

Megjithatë, këtu unë ndahem nga shokët kritikë të BE-së, duke bërë dallimin midis kritikës ndaj gjendjes së një organizate, dhe vendimit nëse është apo jo mirë për ta braktisur atë. Unë pres, para së gjithash, rezultatin e negociatave që ka nisur kryeministri, rëndësia e të cilave nuk duhet të nënvlerësohet në kryeqytetet kontinentale.

Ajo çfarë do të ndodh në fund të tyre, do të shënojë një ndryshim të madh në ndjenjat që gjallojnë në Partinë Konservatore, perceptimet e medias, unitetin e qeverisë, dhe pikëpamjen e votuesve britanikë, nëse Evropa është në gjendje të ndërmarrë ndryshime pozitive. Pas kësaj, edhe ata prej nesh që kanë derdhur vrer mbi dështimet e BE-së, duhet të vlerësojnë me  gjakftohtësi, në rast se është vërtet në interesin e vendit tonë të largohemi apo të vijojmë të qëndrojmë.

Argumentet për atë që është e mirë për ekonominë tonë do të tërhiqen prapa. Ka të tjerë që thonë se ne duhet të jemi në tregun e përbashkët për ta formësuar dhe përfituar prej tij, dhe se ky do të jetë një avantazh jetik, teksa publiku peshon ndërlikimet e tij në zgjedhjet mbi punën dhe bizneset e tyre.

Për mua, do të ketë dy faktorë të tjerë kryesorë, të cilat nuk janë përmendur aq sa duhet përpara zhvillimit të referendumit, por që s’mund të injorohen. Njëra është se megjithë burokracinë e ngathët dhe idetë e dështuara, BE-ja e ka siguruar strukturën dhe standardet për demokracitë e reja në të gjithë Evropën Qëndrore, për të stabilizuar veten pas dekadash tiranie dhe tragjedish.

Dhe, ç’është më e rëndësishmja, kjo punë nuk ka përfunduar ende, sepse nëse vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbyllen dera nga institucionet evropiane, divizionet e tyre të qelbëzuara do të krijojë kriza të njëpasnjëshme në vetë kontinentin tonë, trazira politike, dështim ekonomik dhe emigracion të pakontrolluar.

Ne kemi ende nevojë për BE-në për të siguruar një liman të sigurtë për demokracitë e brishta, dhe do të ishte e çuditshme nëse e mburrim këtë ide dhe po vetë e braktisim. Faktori i dytë lidhet me të parin:cilatdo qofshin të metat e “projektit” evropian, është dukshëm jo në interesin tonë që Mbretëria e Bashkuar të largohet.

Sfidat e botës perëndimore në vitet e ardhshme do të jenë të tilla, nga një Lindje e Mesme e trazuar dhe një ekonomi e paqëndrueshme botërore, saqë shpërbërja e vendit tonë nga nacionalistët apo shpërbërja e Evropës nga rivalitetet e pakontrolluara, do t’i bënte shumë rreziqe edhe më kërcënuese.

Nuk ka dyshim se pa Mbretërinë e Bashkuar, BE-ja do të jetë më e dobët. Ajo do të humbasë ekonominë e pestë më të madhe të botës, qendrën më të madhe në kontinentit sa i përket financave, dhe një nga vetëm dy fuqitë ushtarake të respektuara. Ne do të duhet të pyesim, në mënyrë të papëlqyeshme në kaq shumë aspekte, nëse vërtetë duam ta dobësojmë atë, dhe në të njëjtën kohë të rrisin shanset, që nëse Britania e Madhe largohet nga BE, edhe Skocia do të braktisë Mbretërinë e Bashkuar.

Nacionalistët skocezë, do të shfrytëzojnë mundësinë për të përmbysur argumentin e referendumit të vitit të kaluar – ata do të thonë se do të qëndrojnë në Evropë pa ne. Ata do të kenë argumentin për referendumin e tyre të dytë, gjë që mund të ndodhte shumë shpejt.

Të përfundosh deri në shkatërrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe dobësuar rëndë Bashkimin Evropian, nuk do të jetë një punë shumë e zgjuar. Pra, edhe si një kritik prej një kohë shumë të gjatë i kësaj organizate, ka pak gjasa që në vitin 2016 unë të votoj për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button